Berisha dhe Rama bashkë kundër Bashës për “financimet  ruse” 

Berisha dhe Rama kanë akuzuar sot me të njëjtën gjuhë dhe kanë artikuluar atë njëjtat akuza kundër Bashes

Sali Berisha ka akuzur serish  Lulzim Bashën për “financimet ruse”.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Basha duhet të sqarojë këtë akuzë personale, ndërsa shtoi se në arkat e PD nuk ka hyrë asnjë qindarkë.

Berisha: Basha të bëjë transparent problemin e financimeve ruse. Kjo është shumë serioze. Ai duhet të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë, tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion në PD-së. Nuk ka hyrë në arkat e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Për sa kohë është deputet i PD dhe anëtar duhet të bëjë transparencë. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm.

 

Rama : PD është financuar nga para ruse, por ka akoma…

“U betuat për virgjërinë e Lulit”, Rama paralajmëron: PD është financuar nga para ruse, por ka akoma…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka thënë së PD ka marrë financuime nga rusët por paralajmëroi se ka akoma.

Sipas tij ata që sot sulmojnë Bashën, betoheshin për “virgjërinë” e tij dhe kundërshtonin të vërtetën dhe faktet.

Rama: Për sa kohë ju nuk keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni dhe iluzionin që mund të talleni me këtë popull. Por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë. Do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse do të kishit qenë po ju në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit, dhe nëse nuk do kishte qenë non-grata juaj me çarçafin e bardhë për të mbuluar virgjëreshën e atij që kishin në krye. Nëse ju nuk do kishit akuzuar Sorosin, për faktet në të cilat ju po kërkoni ti nxirrni nga tuneli ku i paskam fshehur unë për interes të atij që ju e hodhët përtokë. Që PD është financuar nga para ruse kjo është botërisht i njohur, fakt i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër, garancia absolute vinte gjithmonë andej nga vinte gjithë ato vite rresht, Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte unë, apo ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën. Unë do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë me dy gishta në njërën anë dhe dy në anën tjetër dhe i pesti që po mendohet se në cilin nga dy gishtat do futet. Por unë po ju them se ka më shumë se aq, prandaj mos u nxitoni me deklarata dhe proklamata”