Bëjeni PD-në antikomuniste
Nga Nebil Çika*
Thirrje
PD është futur në procesin e zgjedhjeve të brendshme në një situatë të vështire për strukturat e saj të amortizuara nga opozita e gjatë dhe kriza e identitetit që reflekton kjo parti që ka përfaqësuar deri tani të djathtën zyrtare shqiptare.
Problemi më i madh i PD-së sot është përfaqësimi politik e elektoral, pasi në shumicën e qenies së saj PD nuk e përfaqëson dot më të djathtën elektorale shqiptare, në filozofinë politike, program elektoral dhe veçanërisht në përfaqësimin politik.
Kjo ka sjellë një kontradiktë të brendshme midis bazës së djathtë antikomuniste dhe drejtimit të majtë (bij të etërve), një raport i zhdrejtë përfaqësimi politik i cili nuk mund të tolerohet më nëse PD dëshiron të ruaj ende statusin e partisë së djathtë në Shqipëri.
Nuk bëhet më fjalë për fitore politike e elektorale por për mbijetesë të kësaj strukture politike me themele antikomuniste mbi të cilat janë ngritur e ngrihen struktura të majat në të gjitha aspektet.
Kur ngrehinat. përfshi edhe ato politike janë në këmbë (ne pushtet) themelet nuk duken e nuk vlerësohen por kur ato rrëzohen (në opozitë) ato duken e vlerësohen.
Sot PD vazhdon të ekzistoje falë këtyre themeleve të djathta kryesisht të përndjekure antikomunistë që me gjithë sakrificat përballë persekutorëve të tyre komunistë nuk e kanë braktisur atë, të paktën deri tani.
Ky proces zgjedhor, në këtë moment kaq delikat është ndoshta shansi i fundit që PD të rikuperojë e të tentojë serish përfaqësimin politik e elektoral të së djathtës shqiptare.
Në këto kushte u bej thirrje të gjithë të përndjekurve politike antikomunistë, pronarëve legjitimë dhe pasardhësve të tyre të bëhen pjesë e procesit zgjedhor të mbështesin njëri tjetrin në garën për drejtues të strukturave politike si e vetmja mënyrë për të imponuar një përfaqësimin e real të djathtës politike e elektorale të munguar në këtë vend që nga viti 1945.
Zhvendosja djathtas e PD-se është aktualisht e vetmja shprese që ajo të mbijetojë politikisht por edhe që e djathta elektorale të tentojë të përfaqësohet realisht.
Vetëm individë me botëkuptim, ide politike, parime e edukim familjar të djathtë e antikomunist mund ta realizojnë këtë, prandaj zgjedhja e tyre në krye të strukturave është me rendësi jetike.
Mund të këtë tendenca nga krerët e grupeve të punës një pjesë e të cilëve vijnë si gjenezë por edhe me qëndrime nga ana tjetër por, siç ka ndodhur rëndom në zgjedhjet e brendshme në PD, por ju keni të drejtën morale e politike të mos i hapni rrugë askujt e të zini vendet tuaja të meritura në partinë për të cilën keni sakrifikuar si askush tjetër.
I bëj thirrje lidershipit të PD, që siç ka premtuar të mos pengojë në mënyrë artificiale të përndjekurit politike antikomunistë në garën për drejtues të strukturave politike në PD.
Ringritja e PD-së mbi baza parime e platformë të djathtë është e vetmja rrugë në dispozicion e mbijetesës dhe triumfit politik të saj, nga baza ne majë. Kjo merr rëndësi të veçante sot kur e gjithë bota e qytetëruar është orientuar politikisht djathtas dhe po j sheh hairin këtij orientimi.
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë