Basha: Xhafajt, 200 mijë euro “Babales” për të përgënjeshtruar dëshminë
Në një dalje të pazakontë për mediat, kreu i Partisë Dermokratike Lulzim Basha denoncoi nga selia blu se kryeministri Rama dhe Ministri Xhafaj po tentojnë tjetërsimin e dëshmisë së Albert Veliaj për vëllain e MInistrit, Agron Xhafaj.
Sipas Bashës, gazetari investigativ Jetmir Olldashi është kërcënuar nga Fatmir Xhafaj, ndërsa Albert Veliu është joshur me shuma parash për të tërhequr deklarimet që rëndojnë pozitën e vëllait të Ministrit.
Basha: Jam sonte në këtë orë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të kërcënuar gazetarin investigativ Jetmir Olldashi dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.
Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafaj, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë afruar një të afërmi të (bashkëpunëtorit X) Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale që ai të përgenjështrojë deklaratat e bëra publike.