Basha: Xhafaj levë e Ramës, kryeministri po e përdor kundër Prokurorisë
Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ministrit Xhafaj i cili tha se nuk ka prova bindëse kundër Tahirit. Në një dalje për mediat Basha tha se Xhafaj po përdoret si lëve nga kryeministri Rama për të kundërshtuar Prokurorinë.
“Para se të jepte dorëheqjen, do të ishte arrestimi i të vëllait që kërkohet nga autoritetet italiane prej më shumë se një dekade si trafikant i dënuar i kokainës. Fatmir Xhafaj është në konflikt të pastër interesi, ai nuk mund të rrijë asnjë ditë më si Ministër i Brendshëm por Fatmir Xhafaj është një nga levat që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj prokurorisë dhe për të zbatuar paktin e tij. Paktin Rama-Tahiri ku Tahirit ia hedh me sa më pak kosto me qëllim që të mos dekonspirojë dosjet e tmerrshme që lidhin Edi Ramën personalisht dhe familjarisht me kriminin e organizuar dhe trafikun e drogës, në vecanti trafikun e kokainës.
Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme, të cilat shpresojmë dhe besojmë se do ti vejmë në dispozicion të publikut shumë shpejt. Por thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës sot është të japin menjëherë dorëheqjen, të largohen dhe ti lënë vendin një qeverie antimafia, e cila është e vetmja garanci që lufta kundër krimit të zhvillohet në përputhje të plotë, jo vetëm me ligjin por me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë. Këta janë të zhytur në krim, këta janë të kapur nga krimi dhe janë përdorur nga krimi. Kanë marrë milionë euro ryshfete dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë vënë në dispozicion krimit portet, aeroportet, policinë, qendrën operative të radarëve dhe çdo mundësi tjetër. Ky është një narko shtet, kupolë mafioze”, tha Basha.