Basha të largojë nga PD deputetet që votuan Ruçin

Nga Edlira Zogu

Unë nuk mund ta harroj votat e deputetëve të PD-së,të cilat shkuan “pro” kryeparlamentarit të PS-së,shokut Gramoz Ruci.Nëse nuk del në shesh e vërteta e këtyre votave të trafikuara,atëherë do të jemi të çalë,të cënuar në dinjitet dhe të padisplinuar.Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur në kombëtaren e futbollit apo të një sporti tjetër,trajneri i saj do të kishte marrë masa ndëshkimore,do t’i kishte larguar nga ekipi lojtarët që thuhen rregulloren e saj.
Një parti serioze siç është PD-ja duhet të qëndrojë më lart se një ekip furbolli,duhet të jete më e hapur dhe korrekte ndaj elektoratit të saj,që e ka votuar dhe mbështetur gjithnjë. Ç’bëri një apo dy deputetë më pak të PD-së,ne pak se pak jemi,le të ikin dhe dy të tjerë,por ndëshkimi i tyre rrit besueshmërinë në popull,tregon se ne nuk jemi si pala tjetër kundërshtare.
Shpresoj që deputetët që e votuan Rucin,të mos jenë të qarkut të Elbasanit,se do të ndihesha dyfish e ofenduar.