Basha: Rama çon vendin drejt një koflikti civil

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se cdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil.
“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”, tha Basha, në një deklarata për mediat nga selia e PD.
Ai i bëri thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për dhunën që u bë ndaj studentëve të ngujuar në fakultete, duke kërkuar marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.
“Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës.
Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshendes sqarimin e rektorit Mynyr Koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se cfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”, u shpreh më tej Basha.