Basha publikon rezolutën: Këshilli foli qartë,akoma më qartë do flasë Kuvendi i datës 18 dhjetor
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar në rrjetin e tij social, rezuolutën e votuar nga Këshilli Kombëtar që u mblodh ditën e sotme në selinë “blu”. Basha ka vazhduar të mbajë një qëndrim injorues sa i përket vendimeve të marra në Kuvendin e djeshëm të PD, ku u votua për shkarkimin e tij nga posti i kreut të partisë.
Basha shkruan se sot Këshilli foli qartë dhe këmbënguli se në datën 18 dhjetor Kuvendi do të fliste akoma më qartë.
Postimi i Plotë nga kreu i PD, Lulzim Basha:
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!