Basha per Ramen : “Paska hapur thesin në Prishtinë”

“Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Kryemnistrit Edi Rama ku u shpreh se bisedimet me Greqinë po bëhen për të kthyer atë që u humb kur opozita e sotme ishte në pushtet.

“Mashtruesi i Tiranës paska hapur thesin edhe në Prishtinë. Futi kriminelët në qeveri dhe parlament, e mbushi vendin me drogë, çoji 500 mijë shqiptarë në emigracion, vodhi zgjedhjet, dhe tani po i jep mend Kosovës. Turpi i shqiptarëve, ky gënjeshtar i droguar!” shkruan Basha në Facebook.

Rama gjithashtu deklaroi se “ne jemi në një situatë ngërçi prej disa vitesh me Greqinë, si pasojë e një marrëveshje të vendosur mes dy qeverive të shkuara nga të dy shtetet, që është konsideruar anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me arsyetimin se me atë marrëveshje është cenuar integriteti territorial i Shqipërisë”.

“Po të ishte për të humbur më shumë se ç’humbëm me marrëveshjen e vjetër, ne nuk do t’i hynim kësaj përpjekje. Ne e kemi bërë këtë gjë për të marrë mbrapsht atë që humbëm me marrëveshjen e vitit 2009. Nuk e kërkuan grekët rishikimin e marrëveshjes. Nuk e kanë ata kusht rishikimin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve” u shpreh Rama.