Basha: Nisim mosbindjen qytetare
Opozita e bashkuar ka dalë me një vendim të përbashkët, do të jenë përkrah të qytetarëve për mosbindje civile. Kreu i PD, Lulzim Basha tha se kjo mosbindje do të nisë që këtë javë.
Basha: Hapësira e vetme për ti qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë jave, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë.
Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte orgnizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga pagesa te taksave të rritura. Ne do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin. Të gjitha format dhe mënyrat.