Basha në parlament, imazh pozitiv për P.D.-në.

Nga Qamil Gjyrezi

Sesioni parlamentar 2017 ka rreth një muaj që ka filluar dhe P.D., përfaqësohet në sallën e parlamentit me një grup parlamentar të ri, për të cilin “vendosi” vetë kryetari Basha, sipas deklaratave të vetë liderit të PD-së. Për mendimin tim ky grup aktualisht parlamentar ka krijuar një imazh të ri politik për P.D.-në dhe opozitën që mendoj se është imazhi i së ardhmes. Basha me të vërtetë mori vendime të vështira, por i mori në momentin e duhur politik. Disa mendojnë se lënia jashtë e disa figurave të “dështuara” në P.D., ndikoi në rezulatin e zgjedhjeve. Për mendimin tim lënia jashtë listës kishte një ndikim të caktuar, por ishte e turpshme sic ndodhi në Shkodër me Jozefina Topallin, që ja “shiti” Shkodrën së majtës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Nuk jam i sigurtë se cfarë ka ndodhur me P.D.-në në të gjithë Shqipërinë në 2013, por “lojra” të kësaj natyre në dëm të P.D.së ka patur në disa qytete të rëndësishme të vendit.
Realisht grupin aktual opozitar të P.D.-së, janë përzgjedhur individë që përfaqësojnë histori politike, nivele intelektuale të caktuara në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe politikës, raporte me P.D.-në në një nivel të caktuar, që po krijojnë një imazh të ri pozitiv për opozitën. Gjuha që po përdorin, ka bërë që debati politik ka fituar një dimension tjetër, ashtu sic kërkohet edhe partnerët tonë strategjikë për të menduar dhe bërë politikë.
Debati mbas zgjedhjes së listës së P.D.-së po vazhdon akoma, por për mendim tim është një debat “fallco”, që projektohet nga “gjeneralë” të vetshpallur, që vetëm sigla e P.D.-së ju dha të drejtën mendojnë se janë gjeneralë.
Për mendimin tim, pjesa e listës së lënë jashtë u bë në kohën e duhur dhe në një moment që do të përcaktonte të ardhmen e PD-së dhe vetë opozitës.
“Gjeneralët” të bëhen ushtarë dhe të punojnë me bazën dhe të marrin pjesë në opozitë, se e kanë për nder të përfaqësojnë opozitën edhe jashtë parlamentit. Loja e gjeneralëve ka filluar që në vitin 2010, por ishte shumë herët për të marrë P.D.-në.
Dicka duhet theksuar që prania e Zotit Basha në parlament, krijon një imazh pozitiv për P.D.-në. Në sesionin tjetër parlamentar 2013-2017, mungesa e liderit në parlament ishte një hadikap i madh për opozitën dhe P.D.-në. Mbas humbjes së pritur dhe të “merituar” në vitin 2013, në P.D. dhe në institucionet e saja të larta politike u zgjodhën individë që shfytëzuan rastin për tu promovuar në politikën e madhe pa asnjë meritë dhe me shumë pak vlera në P.D. Grupi i “gjeneralëve”, nuk donin ardhjen e P.D.-së në pushtet por kërkonin lidershipin e P.D.-së, në realitet nuk ja arritën dhe ky është një fat për P.D-në.
Grupi tjetër kërkonte të ishte në listat e P.D.-së në vitin 2017, dhe në fakt nuk ja dolën. Të vinte për të qeshur kur disa pretendentë për listën e P.D.-së shkruanin dhe “shpalleshin” në media si opozitarë të Ramës, duke gënjyer vehten dhe opinionin publik.
Dicka duhet theksuar dhe shkruar P.D. në këto 27 vite gjithmonë nuk ka menduar thellë për përfaqësimin e saj në opozitë. Mendoj se reforma Basha ka krijuar një imazh tjetër për të ardhmen e P.D.-së, në të ardhmen në formë demokratike dhe bashkëpunim me bazën dhe zgjedhjet një anëtarë një votë.
Për mendimin tim reforma e dytë në P.D., duhet të fillojë me aleatët. Ndihem shumë keq, por në politikë ndodh cdo gjë, që disa aleatë aktualë të P.D-së përfaqësojnë opozitën në parlament. Analiza për aleancat në P.D. duhet të jetë serioze, për peshën e tyre politike dhe cfarë përfaqësojnë në elektorat dhe për të ardhmen.
Marëdhënjet me pozitën duket se janë “prishur”. Për mendimin tim në politikë dhe diplomaci nuk duhet të thuhet kurrë jo!
Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi duhet të kenë patjetër bashkëpunimin pozitë-opozitë. Për mendimin tim, pastrimi i politikës nga parti me shumë pak vlera duhet të jetë në synimet e pozitës dhe opozitës. Kjo më duket së është edhe në projektet e ndërkombëtarëve. Prandaj duhet studiuar me vëmendje nga P.D. Edhe reforma në drejtësi duhet të jetë në prioritet e opozitës. Padiskutim nuk duhet harruar misioni opozitar për ekonominë dhe fushat prioritare dhe integrimin.