Basha në Lezhë: Rama  kryeministri i Gjushit  dhe Niçes

 

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar sot në qytetin e Lezhës për t’u takuar me qytetarët dhe sensibilizuar ata për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit.
“Arsyeja e vetme që vendi ka qeveri është që t’ju bëjë jetën më të mirë, u tha Basha, qytetarëve që u mblodhën rreth tij. Por, nuk e lanë të vazhdonte.
“Çfarë qeveria thua?!, ka një banor, vetëm mbrëmë kemi ndenjur dy orë pa drita”.
Kurse mua më thonë paguaj faturat, 200 mijë lekë! Po ku e kanë sahatin? Ku është fatura, pse nuk e sjell Posta shqiptare?!”
“Më 16 shkurt po ju thërrasim që ta zgjidhni kontratën me këtë bandë, që ka uzurpuar pushtetin, tha Basha. dhe për këtë duhet pjesëmarrje masive. Me shokë, me miq, me rini. Ai është momenti kur sovrani thotë fjalën e tij. ndërmerreni këtë hap dhe të jeni i sigurtë, se ky regjim bie. E e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem është rruga e Evropës. Lezhjanët, kur nuk gjejnë mundësi, ku shkojnë? Në Evropë. Ne duhet t’i krijojmë këto kushte këtu.
Më 16 shkurt, hajdeni, merrini, çlirojini të drejtat juaj. Ky nuk është Kryeministër, s’e ka zgjedhur populli, por Niçja me Gjushin, këta Ndokat këtu, Bajrat në Shkodër. Ejani të hapim rrugën për një qeveri kalimtare, të bëjmë zgjedhjet e parakohshme. E gjithë Lezha atje, bashkë me Shkodrën, Korçën, etj. kjo është zgjidhja.

“Askush se paguan naftën më shtrenjtë se shqiptarët, Kudo që kam qenë ka dëgjuar se xhirot kanë rënë. Kjo është gjendja kudo dhe kjo po çon në mbylljen e bizneseve të vogla. Kjo është e papranueshme në tërësi. Kjo do të thotë se ekonomia është në krizë totale. Unë iu garantoj që ne si parti kemi një ndihmë, një plan për biznesin e vogël. Ju jeni pjesë e një zinxhiri të ekonomisë, i cili do të garantojë më shumë mirëqenie. Energjia që premtoi se do ta ulte, ajo sot është rritur me 100 %.
Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve. E ka kapur Zëri i Amerikës. Të vini me 16 shkurt në Tiranë dhe t’i thoni se ai nuk është kryeministri juaj, por hajduti i votave”, tha mes tjerash Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se vijon të tallet me qytetarët duke u shtuar se ai vijon t’i nxjerrë “gjuhën popullit”.
“Del në Parlament dhe tregon gjuhën. Juve ua nxjerrë gjuhën. Këta hanë e pinë si derra. Nuk ka shpjegim tjetër kur vjen dhe sillet si majmun. Merr edhe produkte të shtrenjta”, shtoi ai.
Ai tha se Edi Rama është ulur në karrigen e kryeministrisë me ndihmën e Vangjush Dakos dhe Niçes dhe disa të fortëve të tjerë si Bajrat në Shkodër dhe Ndokjat në Lezhë.
“Rama nuk është kryeministër, por atje e kanë çuar Gjushi dhe Niçja. E kanë çuar Bajrët e Shkodrës dhe Ndokajt në Lezhë”, shtoi Basha.