Basha: Liri a vdekje, demokraci a vdekje! Ora e hakmarrjes popullore po afron!
Kryetari i PD-se Lulzim Basha deklaroi se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë Rama.
Para protestuesve të vendosur para Parlamentit Basha tha se Rama është simbol i krizës që ka pllakosur vendin.
Lulzim Basha: “Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur dhe e ndyrë që e bënte prëdhunuesin hero dhe narkotrafikantin kryebashkiak. Po sa mund të ngjadhet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës. Do përcjellim Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik”
E ndërkohë që Basha fliste protestuesit vijojnë të përpalsen me policinë për të çarë kordonin policor.
Lulzim Basha: “Nuk ka gardh nuk ka tela me xhemba ëq e mban vrullin popullor për ndryshim. Ndryshimi ka nisur dhe nuk do të kthehet mbrapsht. Rama ik!”
Basha e quajti të turpshëm dhe ‘antimiting” prezantimin e Erion Velisë si kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Edi Rama disa ditë më parë bëri antimitingun më të tuprshmë që nga koha e Ramiz Alisë kërcënoi artistët me shembjen e teatrit dhe të monumenteve të tjera të kulturës. Edi Rama thirri mendjes se i ke orët e numërura dhe kërcënimeve populli do të përgjigjen sy për sy e dhëmb për dhëmb. Nuk trembemi. Nuk tërhiqemi Liri a vdekje, Demokraci a vdekje!”
Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të lodhet, përçahet e të ktheht në rracën e deleve që ke mbyllur aty. Nëse nuk ka zgjidhje politike monopili i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore
“Ora e hakmarrjes popullore po afron!” u shpreh kryetari i PD-së duke bërë disa premtime për fermerët, investorët e vegjël, mjekët dhe inxhinierët.
“Paratë që sot u vjedhin oligarkët do u rikthehen si subvecione dhe investime. Skema korruptive e tvsh do anulohet dhe përgjegjësit do shkojnë në burg e pasuritë do të sekuestrohen. Investitorëve të vegjël u premtoi se askush nuk do të ketë mundësi ti gjobisë e poshtërojë dhe të marrë bukën e fëmijëve nga goja. Mjekët dhe inxhinerëve u premtoi kushte dinjitoze dhe paga të larta.”
Basha i shtrin doren socialisteve
Basha: Sot i shtrij dorën të gjithë socialistëve të ndershëmve këtë pakt kombëtar e ndryshim të madh që po vjen atë të Shqipërisë si gjithë Europa dhe paralarajmëroj prerë e qartë të gjithë bashkëpunëtorët e regjimit kriminal, me kollare, me kostum me atlete dhe me gojën e dhënë me qira se populli as nuk i harron dhe as nuk i fal shërbimet e klikës mafioze në pushtet.