Basha: Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri, kompania 97 dërgesa kolumbiane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sërish për sasinë rekord të kokainës prej 613 kg të kapur në portin e Durrësit, duke theksuar se kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë kontradiktor se kush e organizoi operacionin, ndërsa flet edhe për klanet në qeveri të trafikut të kokainës. Basha thekson se kompania e bananeve ku u kap droga ka kryer 97 dërgesa nga Kolumbia

Basha: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.