Basha e Kryemadhi -Lu-së. Prokurori i përkohshëm antikushtetues
Basha e Kryemadhi -Lu-së. Prokurori i përkohshëm antikushtetues
Në takimin që ka zgjatur pak më shumë sesa një orë kre demokrat i përcolli Ambasadorit amerikan kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Basha: Mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, Basha, e Kryemadhi ja përplasin ne sy Lu-së: Zgjedhja e Prokurores së Përkohshme, ishte antikushtetuese
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbajtur të njëtin qëndrim për procesin e votimit të Kryeprokurores së përkohshme edhe gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan Donald Lu.
zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.
Kryetari Basha ka theksuar se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.
Basha: PD ka qëndrim të pandryshueshëm për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.
Kryetari i opozitës e siguroi Ambasadorin Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracisë amerikane, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të.
Fill pas protestës kreu demokrat Basha deklaroi se në SHBA do ishte rrëzuar një orë e më parë një qeveri e krimit.
Takimi me Bashen ne seline PD
Takimi i nisur rreth orës 11:00 ka përfunduar rreth orës 12:05 minuta të mesditës së sotme.
Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë lidhur me përmbajtjen e këtij takimi, ndërsa pritet një deklaratë për median e kreut të PD-së.
Ndërkohë dje Berisha nga studio e “360 grade” e Artur Zhejit në Ora News lëshoi një deklaratë të fortë duke deklaruar se ambasadori i SHBA-se, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin janë ambasadorë të Ramës në SHBA e BE.
Opozita ka deklaruar se do të ndërmarrë një valë protestash në janar.
Pas selisë PD, ambasadori Donald Lu ka marrë rrugën drejt selisë LSI, ku u takua edhe me kryetaren Monika Kryemadhi. Kryemadhi takon Lu: Kushtetuta dhe shteti i së drejtës në rrezik
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me Ambasadorin e procesi i zgjedhjes se kryeprokurorit ishte antikushtetues.
Kryemadhi: Ishte një proces i një anshëm i cili u krye nga Kryeministri me qëllimi kapjen e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për të mbuluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.
Sipas zyrës për shtyp të LSI, Kryemadhi në takimin me Ambasadorin e SHBA z.Donald Lu theksoi që në fillim se
aferat e tij dhe të çështjeve shumë të rëndësishme në hetim si procesi ndaj ish Ministrit Tahiri po ashtu dhe dosjet e korrupsionit të ministrave të tjerë.
Duke vënë theksin te procesi i votimit për Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se: “Ky votim i njëanshëm i Kryeministrit dhe deputetëve të tij e bën të pabesueshëm institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me vullnetin e tij për tu shkuar deri në fund hetimit të trafikut të drogës që po shkatërron vendin, e në mënyrë të veçantë rininë shqiptare si dhe për të luftuar korrupsionin që po mban peng Shqipërinë, fatin e shqiptarëve dhe Integrimin Europian”.
Kryetarja e LSI-së gjatë takimit me Ambasadorin Lu u ndal dhe te zhvillimet në parlament.
Ajo tha se “gjithçka u shkaktua për shkak të militarizimit të pashembullt që s’ka ndodhur kurrë më parë në historinë e parlamentit pluralist shqiptar, duke nënvizuar futjen e dhunshme të gardës së Republikës, duke dhunuar deputetët dhe shndërrimin e parlamentit në institucion komunist në funksion të interesave vetëm të kryeministrit Rama dhe të mbështetur plotësisht nga kryetari i parlamentit Ruci, sipas një skenari të mirëmenduar për dhunimin e parlamentarizmit në Shqipëri e të fjalës së lirë në parlament”.
“Parlamenti nuk është më një institucion demokratik por thjesht dhe vetëm një shtojcë e shëmtuar e kryeministrit dhe rikthimi i tij në një institucion demokratik dhe normal është një sfide ku SHBA duhet ta thonë fjalën e tyre”, shtoi Kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi evidentoi dhunën ndaj deputeteve të saj brenda dhe jashtë parlamentit, Kejdi Mehmetaj the Floida Kërpaçi si dhe nënvizoi se gjakosja e deputeteve më të reja të parlamentit është një provë e qartë publike e dhunës së pushtetit të kryeministrit dhe policisë së tija ndaj çdo reagimi qytetar dhe opozitar, dhunë e cila ishte mesazhi më negativ që mund ti jepej rinisë shqiptare.
Ajo shprehu vullnetin e LSI-së për të futur vendin në rrugën e kushtetuetshmërisë, pasi aktualisht gjithçka ka dalë nga shinat e kushtetutës.
Kryemadhi: Ky kaos kushtetues ka bërë që qytetarët të humbasin besimin te shteti i së drejtës, gjë që është shkaku kryesor që shqiptarët braktisin vendin dhe pse të rinjtë kanë humbur shpresën. Vullneti i LSI-së për të zbatuar një reformë në drejtësi vetëm në respekt të plotë të kushtetutës dhe të ligjit është një vullnet i pa ndryshuar dhe votat e LSI-së në parlament do jenë në shërbim të kësaj sfide. Ngritja menjëherë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më tej SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë rruga e vetme për ti shkuar deri në fund luftës kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit galopant.
Ajo i kërkoi njëkohësisht Ambasadorit Lu një vlerësim objektiv të ngjarjeve më të fundit për të evidentuar qartë se shkaktarët e dhunës brenda dhe jashtë parlamentit ishte mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri dhe dëshira e tyre e shfrenuar për ti mbyllur gojën çdo zëri opozitar dhe qytetar që demaskon dhe denoncon situatën e rëndë ku ndodhet vendi dhe sundimit të ligjit.