Basha dhe “kapitulli” i ri me C.D.U.–në gjermane

Nga Qamil Gjyrezi

Lideri Basha duhet të punojë për krijimin e një kapitulli të ri në marëdhënjet me C.D.U.–në gjermane. Gjermania dhe vecanërisht C.D.U, kanë patur disa problematika dhe debate të cilat janë zhvilluar në këto 27 vite me P.D,-në.
Prandaj me ndryshimin e lidershipit në C.D.U., zoti Basha duhet të ndërtojë një kapitull të ri me këtë forcë shumë të rëndësishme të Partive Popullore.
Në realitet shefi i opozitës Basha, që në ditët e para të lidershipit të tij në P.D., ka tentuar të krijojë një etapë të re, në marëdhënje me CDU-në gjermane dhe Partitë Popullore Europiane.
Bashkimi Kristian Demokratik i Gjermanisë është Parti kristian demokrate dhe liberale-konservatore. Ajo është partia kryesore e qendrës së djathtë në politikën gjermane. C.D.U. formon grupimin CDU/CSU, të njohur gjithashtu si Unioni, në Bundestag me homologen bavareze të Bashkimit Kristian Social në Bavari (CSU).
Udhëheqësja e C.D.U. është Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo është pasuesja e ish-lideres të partisë Angela Merkel, i cila është kancelare aktuale e Gjermanisë. C.D.U është anëtare e International Democratic Center, (Bashkimi Demokratik Ndërkombëtar) dhe Partive Popullore Evropiane (EPP).
CDU ka një rol shumë të rëndësishëm në Gjermaninë e pas-luftës 1946 dhe ka luajtur një rol të madh në ndryshimet mbas viteve 90-të, për shembjen e komunzimit në Europën lindore dhe në politikën globale në raport me vendet e paktit Euro-Atlantik në mënyrë të vecantë me SH.B.A.-të.
CDU dhe Gjermania kanë një rol të madh për tranzicionin në Shqipëri, në të gjitha planet dhe ka luajtur një rol të madh në krizën e Kosovës dhe për pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës.
Kryetarja e partisë kristian-demokrate C.D.U gjermane, Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me duartrokitje të gjata, që tregojnë një respekt të vecantë për punën e saj. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Angela Merkel përfundoi fjalimin, për herë të fundit si kryetare e C.D.U-së.
Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja Merkel tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar.
Agela Merkel bën thirrje për një Kapitull të ri tek C.D.U.
Angela Merkel në fjalën e saj bëri thirrje për një kapitull të ri, për kristian- demokratët gjermanë. Kërkesa për një kapitull të ri vjen pas përballimit dhe problematikave me krizën e refugjatëve, daljes së Bitanisë nga E.U. Brexit, problemeve me të huajt në Gjermani, por edhe të një ekonomie shumë të fuqishme që njeh vetëm rritje, me suficite ekonomike.
Annegret Kramp-Karrenbauer, kërkon të jetë vetvetja.
Në realitet, njerëzit analistët dhe votuesit e konsiderojnë Kramp-Karrenbauer si kopje të Shefes Merkel, por ajo pretendon të jetë vetja e saj. Ajo deklaron:
“Njerëzit më konsiderojnë një kopje të kancelares, si e njëjta gjë, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime”. Zonja Kramp-Karrenbauer me këtë deklaratë, në realitet shikohet si një Merkel e vogël, por në të gjitha partitë e Unionit Kristian Demokrat Europian, pasardhësit e lidërve të vjetër pretendojnë të jenë vetvehtja.
Kjo është një tendencë që shihet qartë tek të gjithë kristian demokratët europianë, mbasi periudha në të cilën jetojmë, kërkon që politikani të ndryshojë dicka, jo në formën e të bërit politikë por në përmbajtjen politike, të forcave politike që drejtojnë.
Annegret Kramp-Karrenbauer ka lindur më 9 gusht 1962, e njohur shkurt si A.K.K, është politikane gjermane e C.D.U.së e cila ka shërbyer si udhëheqëse e Unionit Kristian Demokratik që nga viti 2018.
Ajo ka qenë kryeministre e Saarlandit nga viti 2011 në 2018, duke e bërë gruaja e parë që ka udhëhequr qeverinë e Saarlandit dhe gruaja e katërt që kryesonte një qeveri shtetërore gjermane. Nga shkurti deri në dhjetor 2018, ajo ishte sekretare e përgjithshme e C.D.U-së. Ajo u zgjodh në kreun e C.D.U.-së më 7 dhjetor 2018 pas dorëheqjes së Angela Merkelit nga ky post.
Kramp-Karrenbauer është e martuar dhe ka tre djem. Burri i saj Helmut, është inxhinier i minierave, dhe ka qëndruar në shtëpi për tu marrë me fëmijët e tyre ndërsa ajo ndoqi karrierën e saj politike. Kramp-Karrenbauer ka jetuar tërë jetën në Püttlingen.
Annegret Kramp-Karrenbauer dhe lidhjet e saj me kulturën franceze
Kultura ka një rol të madh edhe në politike. Nga C.V. e saj del qartë formimi i saj frankofon. Gjermania dhe Franca janë “lokomotiva” e Bashkimit Europian.
Këto dy vende anëtare të Alenacës atlantike, kanë një rol vendimtar në B.E.
Formimi kulturor i zonjës Kramp-Karrenbauer, shtron pyetjen se si do të jenë raportet e CDU-së me vendet anglosaksone dhe kryesisht me republikanët amerikanë, SH.B. A. dhe zotin Trump.
Gjatë lidershipit të Zonjës Merkel, ka patur shpesh debat për politikën ekonomike BE-SH.B.A dhe në raport me Ballkanin perëndimorë.
Annegret Kramp-Karrenbauer ka lindur në shtetin Saarland në qytetin e vogël Völklingen në lumin Saar, i cili ndodhet direkt në kufi në Francë dhe në mes të rrugës midis Saarlouis dhe Saarbrücken. Familja e saj është katolike dhe babai i saj ishte mësues dhe drejtor shkolle.
Ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, Kramp-Karrenbauer ka shërbyer si ministre e punëve të brendshme në qeverinë e kryeministrit Peter Müller, duke qenë gruaja e parë që mbajti atë zyrë në Gjermani
Ajo është tifoze e zjarrtë e grupit muzikor AC/DC dhe një lexuese e shkëlqyer. Kramp-Karrenbauer flet frwngjisht dhe vazhdon të marrë mësime për të përmirësuar gjuhën frënge.
Kramp-Karrenbauer, Ballkani dhe Shqipëria
A do të arrijë Zonja Kramp-Karrenbauer të kuptojë “lojën” e Hashim Thacit, Edi Ramës dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic. Në pamje të parë shpesh këto lider e kanë “gënjyer” zonjën Merkel, ose ajo ka mbyllyr njërin sy, për hir të stabilitetit dhe integrimit Europian.
Besoj dhe shpresoj se Zonja Kramp-Karrenbauer, do ta kuptojë lojën e Qeverisë Rama me skandale droge dhe korrusion të madh, që nuk ka të bëjë aspak me idealet Euro-antlantike dhe shtetin ligjor dhe me gënjeshtra për Vetingun, që besoj se deri tashti i kanë kuptuar diplomatët përkatës të këtyre vendeve në Ballkan dhe Shqipëri.
Prandaj është në misionin historik të PD-se, opozitës dhe zotit Basha, që të krijojë një raport të ri real me C.D.U-në gjermane, për një kapitull të ri në raport me Shqipërinë dhe Ballkanin.