Bamirit i ikën këshilltarja ,shkon tek Luli
Mirela Bogdani, këshilltare e Frymës së Re Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës nuk do të jetë më pjesë e grupit PS-së.
Ajo iu bashkua sot opozitës në shenjë proteste për Teatrin Kombëtar.
“Lejen e fundit për Teatrin duhet ta jepte këshilli bashkiak” tha Bogdani para se të largohet nga mbledhja e këshillit, e fundit për këtë sesion.
Kreshnik Çollaku: Fronti opozitar është zgjeruar dhe do të zgjerohet. Ky zgjerim dhe ky bashkim është përgjigjia më e mirë që një administratë e korruptuar, një qeveri e korruptuar dhe disa përfaqësuëes që kanë braktisur betimi që u kanë bërë qytetarëve të tyre duke shpërdoruar dhe grabitur pronën publike.