Balla: Sapo depozituam kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës
Kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla, përmes një deklarate urgjente në Kryesinë e Kuvendit, njoftoi se partia e tij ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës. Kjo kërkesë kërkonte të paktën 35 firma deputetësh, që socialistët i kanë grumbulluar prej disa ditësh.
Sipas Ballës kërkesën për shkarkimin e presidenti Meta e kanë nënshkruar 55 ligjvënës, me arsyetimin se dekreti i kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve është në shkelje me Kushtetutën.