“Babalja” konspiracion? Basha i përgjigjet Ramës: Metodë enveriste
Basha: Tani në këto momente ku është, e vetmja që kontrollon Edi Ramën është godina e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot? Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka parlament, ka prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia do të zbulojë konspiracionin?! Shumica prej jush jeni të rinj, por kjo është mënyra enveriste.
Sa herë kishte një skandal zbulohej konspiracioni. Ka kaluar me të njëjtin verb si në kohën e Enver Hoxhës. Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor.
Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale që të paraqesë lidhjet kriminale si konspiracion në kohën e Enver Hoxhës.