Avramopulos në Tiranë : Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar

 

Komisionieri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos ndodhet në konferencë për median me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Avramopulos nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se në këtë kuadër mirëpret procesin e vetingut në polici.

“Lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Dëshiroj të mirëpres procesin e planifikuar të vetingut në polici”

BE gati te jape fonde per luften kunder droges

“Ne do të kemi mundësinë të mbështesim inisiativat që janë të rëndësishme në luftën kundër drogës.

Si me terrorizmin apo krimin e organizuar rrjetet që merren me ëcshtjen e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm në rast se ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase.

Parandalimi është shumë i rëndësishëm

Dua të inkurajoj Shqipërinë të përdorë plotësisht këtë mundësi që po jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre inisiativave. Kjo do të ndihmojë Shqipërimë të përshpejtojë përpjekjet e saj sa i takon trafikimit prodhimit dhe përdorimit të drogës

Përmes këtyre prërpjekjeve ajo që duam është që Shqipëria të jetë sa më afër BE”

Avramopulos e nisi fjalen me nje urim: Uroj që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane

Ministri Xhafaj u shpreh: Do të bëjmë gjtihcja për të garantuar se Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e kultivimit të kanabisit

Vizita

Në Tiranë ndodhet për një vizitë Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos.

Mësohet se një nga qëllimet e tij të vizitës në Tiranë është edhe nënshkrimi i një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.

Mësohet se komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi

Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policve, por policia shqiptare do te mbeshtet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.