Ata nuk ishin opozitarë, opozitaret ishim ne
Nga Av. Xhafer Sadiku
Një pjesë e intervistës së Z. Berisha dhënë Eni Vasilit, tregon se pse jemi në këtë gjendje. Ndryshe nga z. Berisha, unë mendoj se pa mbështetjen e fuqishme të ish të persekutuarëve politikë kurrë nuk mund të vinte fitorja e PD-së,madje ajo do të ishte shpartalluar pas 20 shkurtit 1991.
Megjithëse e ruaj respektin për kontributin e Z. Berisha, mendoj se do të bënte mirë të njihte kontributin e tyre dhe jo të glorifikojë njerëz që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë ideal. Ata rezultuan thjesht kusarë të këtij vendi fatkeq që sa herë marrin ndonjë pozitë, nuk lënë gjë pa bërë. Janë thjesht bastardë të klasës që i përkasin, me të gjitha veset.
Keqardhje që z. Berisha kërkon tu japë statusin e heroit. Ata dallojnë shumë pak nga të afërmit e tyre të PPSH (PS) për nga urrejtja kundër “armikut të klasës”. Ishte mungesa e idealeve tek ata që risolli në pushtet pjesën më të zezë të PPSH (“Rilindjen”)
PD-ja duhet të ndryshojë qasjen ndaj historisë, nëse nuk do që të përsëritet historia e 75 vjeteve te fundit.
“ENI VASILI: Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë…
SALI BERISHA: Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë, opozitarë por vëllezër ka qenë një nga gjërat unike të opozitës shqiptare. Nga doli opozita shqiptare? Nuk ishte një opozitë e disidencës. Nuk dilte nga burgjet e kampet e përqendrimit. Ishte nga njerëzit e privilegjuar të regjimit. Berisha ishte një nga ata, Gramoz Pashko ishte një nga ata. Të gjithë studentët, 99% e tyre i përkisnin grupit të privilegjuar të rinisë shqiptare, por pse? Sepse vetëm 1/10 vinin në universitet kurse të persekutuarit dhe ata që kishin problemet më të vogla ekonomike nuk shihnin universitet me sy.
Kam takuar Azem Hajdarin, dy herë më datën 9, ditën e diel. Të dyja herët kemi folur për pluralizmin politik. Sqaruam çdo gjë, kjo duhet të ishte kryekërkesa. Mustafaj ka bërë një bisedë më të zgjatur se unë me të. Kemi ikur në darkë, jemi kthyer në mëngjes në një miting të madh dhe Azem Hajdari lexon aty pluralizmi politik forma më e lartë. E përqafova dhe i thashë bërë shumë mirë. Lërë më tha se më thanë si të dalim kundër baballarëve.
Ditën kur shkuam në Gramoz Pashkos, disa thanë të mos quheshim opozitë. Këmbëngula dhe unë…”