Asambleja Kombetare – Rama ja ngec zullumet e qeverisjes LSI-se

 

 

Në mandatin e parë të qeverisë “Rama I” ku PS bashkëqeverisi në koalicion me LSI-së, kjo e fundit kishte ministrinë e Transportit përfshi dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, hipotekat dhe drejtorinë e burgjeve.
Në 100 ditët e para të mandatit të dytë të qeverisës Rama deklaroi se do i japë fund kaosit në rrugët kombëtare si dhe do të vendoste para përgjegjësisë ata që e kthyen shërbimin e transportit të Republikës së Shqipërisë në një nga zullumet e mëdha. Po kështu ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje e në hipoteka do të përgjigjen para ligjit.
Edi Rama ne Asamble: “Në këto 100 ditë fillon fundi i kaosit dhe pisllëkut në rrugët kombëtare të vendit, me pastrimin që sapo ka nisur. Betejë pa kompromis për zullumin në transportin e Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ministritë do të çlirohen nga barra për të dhënë licenca e autorizime dhe duke çuar para përgjegjësisë ata që e kthyen shërbimin e transportit të Republikës së Shqipërisë në një nga zullumet e mëdha.
Ata që kanë dhënë me qindra e mijëra patenta jashtë çdo kriteri e ligji. Kanë pajisur me armë njerëz që mund të kthehen nga momenti në moment në vrasës për shkak se nuk janë në gjëndje ta drejtojnë mjetin brenda të gjithë standardeve e njohurive që duhen.”
Rama per Hipotekat dhe burgjet
Hipotekat janë një llum i madh. Brenda 100 ditëshit do të lançojmë programin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe reformimin e këtij sektori nga një llum në një zonë shërbimesh transparente.
Ata që kanë përgjegjësi për llumin në burgje e në hipoteka do të përgjigjen para ligjit.
Do krijohet një rrjet i ri antikorrupsion për të garantuar një vetëkontroll të brendshëm të pushtetit ekzekutiv.
Po gjatë fjalimit Rama shtoi dhe se “ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim” janë bërë front për të mbrojtur informalitetin dhe jo bizneset e vogla siç pretendojnë”