Update / Arrestohet Julian Assange
Ermal Ngjelina
Themeluesi I wikileaks Julian Asange është arrestuar pak minuta më parë nga policia e Londrës dhe po mbahet në stacionin qëndror të policisë në kryeqytetin Britanik.
AI është arrestuar në bazë të udhër arrestit të administratës së presidentit Obama në vitin 2012. Kërkesa më ekstradim në SHBA është bazuar në nxjerrjen e informacioneve ushtarake nga websajti që ai drejton. Qe nga ky vit Asange ka qënë I strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ai do të ekstradohet në SHBA.
Tre javë më parë burimet alternative të informacionit që unë monitoroj bënë të ditur se ambasada kishte vendosur ta dëbonte Asange.
Në valën e parë të përpjekjeve për arrestimin e Asange ai është akuzuar nga dy femra për përdhunim. Pas vitit 2017 të dyja ato tërhoqën akuzat duke i cilësuar si të fabrikuara.
Asange dhe websajti që ai drejton ka rëndësi të veccantë për infoamcionin në botë pasi historikisht ka vendosur të publikojë informacione që kanë ndryshuar krejt perceptgimin e opinionit botëror mbi mënyrën se cila është mënyra dhe kush janë përsonazhet që kontrollojnë pushtetin.
Historia e Asange ëhstë një ngjarje në zhvillim dhe spekulimet janë të shumëta në lidhje me fatin e tij.
Asange u arrestua rreth ores 11:35 minuta me oren lokale te Tiranes dhe arrestimi I tij u transmetua live ne Youtube.
Update ora 12:15
ky eshte linku per pamjet e momentit te arrestimit
Update ora 12:30
Vendimi per debimin nga ambasada u mor prej presidentit te Ekuadorit, pasi Asange nuk i ishte permbajtur marreveshjes qe ne websajtin e tij te mos publikohej asnje informacion per presidentin e Ekuadorit Moreno.
Wikileaks pak kohe me pare publikoi informacione personale per Moreno.
Presidenti i Euadorit quhet Lenin Boltaire Moreno Garcés. Sipas Wikipedias, gjate regjistrimit te emrit te tij, punonjesi i zyres se gjendjes civile ngaterroi menyren e shkrimit te emrit te Voltaire-Volteri duke u shenuar ne formen aktuale. Emrin presidentit aktual prindrit ja vune per nder te autoreve me te preferuar te tyre. Babai ka pasur idhull Leninin ndersa mamaja Volterin.