“Arrestimi i Tahirit’- publikohen 2 raportet,i PS dhe i opozitës

 

Ditën e hënë, date 23 tetor 2017, në orën 14:00, pranë Kuvendit të Shqipërisë janë depozituar rekomandimet e shumicës parlamentare dhe të pakicës parlamentare për kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit Saimir Tahiri.
Kështu ka njoftuar sot Kuvendi i Shqipërisë, që ka publikuar të plotë dy raportet rekomanduese të shumicës parlamentare dhe pakicës parlamentare lidhur me çështjen ‘Tahiri”.
Raport rekomandues i deputeteve te opozites
Raporti rekomandues i deputeteve te mazhorances
Në seancën e së mërkurës, ku këto dy raporte do të votohen, dihet tashmë edhe vota kundër arrestimit të Tahirit nga Partia Socialiste, pasi u deklarua dje hapur nga Kryeministri Edi Rama. Rama madje shtoi se vota do të ishte “unanime” për t’i thënë “jo” – arrestimit por “pro” – hetimit të deputetit.