Arrestime te tjera ne Fier- Luan Baçi: Hakmarrje e Kryeministrit
Kreu PD Fier Luan Baci ka denoncuar serish dhune policore ndaj opozitës dhe qytetarëve ne ketë qark . Ne një status ne profilin e tij ne fb kreu demokrat e ka konsideruar ketë si hakmarrje te kryeministrit dhe i ka kërkuar policisë te ndale dhunën politike ndaj opozitës . Baçi ka bere publike një liste me 43 persona te ndaluar apo arrestuar nga radhët e drejtuesve lokale te PD dhe protestuesve ne ditën qe kryeministri Rama vizitoi Fierin .
Ja statusi i plotë ne fb i Baçit :
“Vazhdon fushata, e arrestimeve dhe shoqërimeve ne ,polici, për Fieraket.
Arsyeja pse protestuan, kundër Krye M.
Nuk kane shkelur asnjë ligj, nuk kane kryer asnjë krim, por Krye M, ka kërkuar hakmarrje.
Vazhdon lista dhe me 100 te tjerë.
Kane arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn. Qe nuk janë ne këtë liste, janë shume te tjerë, qe po përndiqen .
Edhe njëherë i bej thirrje Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë, mos i terrorizoni qytetaret Fierak ata nuk kane bere asgjë, ata thjeshte protestuan, për me shume pune për shume siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky Kryeministër ilegjitim.”