Armenia ….dhe Majlinda..

Adriatik .R.DOSTI

Nje jave ne rruge e sheshe populli armen …pa qene fare nevoja te kishte ne krye Opoziten por edhe asnje lloj politikani per ta drejtuar e udhehequr ne ate c’ka kerkonte ..Doreheqjen e Kryeministrit te vet..

Dhe ja arriti qellimit ..Serzh Sargsyan nuk do te jete me Kryeminister i Armenise pasi populli i tij e detyroi te jape doreheqjen e madje edhe te largohet fare nga politika..

Pra ..shqipot e mij te mire mos u merrni me me Rumanine e rumunet . qe jane ku e ku me lart se ne ne te gjitha drejtimet …ja tek e keni fare te fresket shembullin e Armenise nje vend e nje popull qe per fatin e tij te keq e per shume aresye politiko-ekonomike mban vendin e fundit ne Europe pothuajse per cdo gje…por jo per te kerkuar te drejtat e tij ama…jo per tu neperkembur ..jo per dashurine ndaj Partive e Lidereve te tyre..jo per mungese qytetarie e civilizimi…jo per frike ne kerkim te Lirive njerezore.. ..

x x x x x x x

….Pak kohe me pare ish Ministrja ”parimore” demokrate…ajo qe e shkriu fare integrimin e Shqiperise ne Europe…Majlinda Bregu do ti propozonte Parlamentit shqiptar nje lloj Ligji e neni binjak me ate te Agjitacion -Propagandes ne kohen e Diktatures …
Ky nen e ligj qe mbante numrin 55 i shpinte prapa hekurave te gjithe ata shqiptare qe flisnin e benin propagande kunder qeverise e shtetit totalitar te Hoxhes e krimineleve te tij..

..Majlinda propozonte te njejten gje…te mbyllen e te ndalohen ne aktivitetin e tyre te gjitha portalet, faqet e twiter, fb, mesengeret, inbox , Wave , etj etj..pra te gjitha burimet e informacioneve te rrjetit elektronik qe sipas saj shajne deputetet, politikanet e qeverine…

Me sakte se kaq .. rikthim te nenit 55 nuk mund te kete…dhe kete rikthim na e kerkonte nje Deputete e PD dhe e Opozites …saktesisht mbas 25 vjet e kusur te renies se diktatures dhe rivendosjes se Lirise se fjales ne Shqiperi..

Dhe sot kjo BE demokratike e qe propagandon me force mbrojtjen e lirise se fjales, te drejtat themelore te njeriut , lirine e shtypit dhe shtypin e lire..vendos te na i zgjedhe kete Majlinden ne nje prej strukturave drejtuese te saj per tu dhene mend vendeve te tjera europiane e popujve te civilizuar te tyre…

E natyrisht per ti vene vulen CV se saj politike eshte vete Linda …qe pas suksesit e triumfit te saj europian nxiton te falenderoje te parin Ministrin e Jashtem te Shqiperise , birin e ish sekretarit te pare te PPSH , kukullen e Kryeminstrit Rama dhe delenxhiun e bisedimeve te turpshme greko – shqiptare…kllounin Ditmir Bushati….

Ta gezosh detyren e re Majlinda…ta gezoni te sapopunesuaren tuaj integraliste zoterinj te rinj komuniste te BE..e i pafshi hajrin asaj..Ditmirit e Edvinit..ok…

Kjo eshte o shqipot e mij ajo fare Europe e BE qe na i trumbetojne me te madhe Edvini e Rilindja e tij … ne forme negociatash , bisedimesh e oaz paqeje …duke mos harruar te valvisin perkrah saj edhe flamurin me ngjyrat e Ylberit te Kristi Pinderit e Xhenit…