Antikomunizmi, kauzë e imja
Nga Oriola Pampuri *
Të nderuar shkëlqesia juaj ambasadorë
Të nderuar organizatorë, e përfaqësues të partive e shoqatave antikomuniste shqiptare
Të nderuar familjarë e të afërm të të ndjerëve
Të nderuar kolegë deputetë
Sot është një ditë e shënuar, një ditë reflektimi ndaj së kaluarës të dhimbshme të kombit tonë, ndaj qytetarëve e familjeve të tyre, egzistenca e të cilëve na bën të ndjehemi krenarë.
Familje të mëdha, e intelektualë të shquar në fushat e tyre.
Është nder që një komb të numërojë kaq shumë njerëz të shquar, por është e dhimshme që këta njerëz të kenë qenë preja e regjimit hoxhist.
Kur intelektuali thërret, kombi ngrihet në këmbë, por kur ngrenë kokë diktatorët, të parët që mposhtin se u friken janë intelektualët.
Mënyra më e mirë që I paafti, diktatori, narcisti, të mbijetojë është të denigrojë e masakrojë intelektualin.
Pas largimit trimfues, të regjimit të kobshëm komunist, në vitin 1990, kujtimet, ngjarjet, figurat e veprat u respektuan e u kujtuan duke kthyer borxhin moral viktimave, familjarëve e të afërmve të tyre.
Por sot 70 vite më vonë gjendemi përballë një realieti të hidhur ku figura përfaqësuese të atij regjimi sot janë pjesë e qeverisë, dhe organeve ligjvënëse të këtij vendi duke denigruar figurën e secilit prej tyre.
Ndjehem e nderuar që flas sot përpara jush, në emër të njerëzve të nderuar të këtij vendi në emër të atij grupi të nderuar deputetësh që patën guximin të ngrenë zërin kundër projektkushtetutës së parë komuniste e si përgjigjë morën dënimin me vdekje.
Përpara vlerave të dijes përulemi të gjithë, kush I njeh e I pranon…,.di edhe ti respektojë e mbështesë. Kush nuk do ti njohë e t’I pranojë, e ka të pamundur të shohë përtej mjerimit, e inferioritetit të tij…..E kush gjunjëzohet ndaj tij, nëse është individ përhumbet e nëse është popull mjerohet……..
Shpesh në këtë foltorë është pohuar nga deputetë të mazhorancës, që një cështje e tillë është e kaluar tashmë dhe nuk mund të përdoret si një kauzë nga opozita……
Por është në nderin tim t’ju premtoj ju sot, që rikthimi I dinjitetit, mbështetja pa kompromis e kësaj shtrese, do të jetë një ndër kauzat e mia , dhe të Partisë Demokratike.
Askush nuk mund t’I kthejë mbrapsht fëmijërinë mamasë time dhe dy dajave të mi. Askush nuk mund t’I përgjigjet vuajtjeve të gjyshes sime, një zonjë e hekurt që ia doli e vetme vuajtjeve që ai regjim I rezervoi.
Ishte viti 1948 kur dy vëllezër të lindur në gjakovë, të shkolluar në Shkup, e që nuk mbështesnin regjimin e asaj kohe në Ish jugosllavi, të përndjekur nga ai regjim atje, u detyruan të arratisen duke lënë gjithcka, njëri për në Egjipt, e tjetri me not nëpërmjet lumit Drin, për të mos u takuar më kurrë. Ky I fundit ishte gjyshi im, I cili me shpresën që në Shqipëri do të gjente mbështetje, gjeti ferrin e vërtetë. U internua në Llakatund të Vlorës, disa herë tentoi ti jepte fund jetës, dhe u largua nga kjo botë pa iu tharë një herë lotët në sy. Nuk tregoi asgjë, madje as për formimin e shkollimin e tij.
Historia e vërtetë e tyre u formësuar si një figurë puzzle shumë vite pas vdekjes.
Kujtimet e time mëje dhe dajave të mi shoqërohen vetëm me lot, kujtimet e mia për ta mbeten ndër më të bukurat, por shpesh e kaluara, vujtjet dhimbjet, ishin aq të forta sa më preknin edhe mua gjë që më bëri të rritesha para kohe, e t’I qëndroja pranë e ta ndihmoja si të isha një vajzë e rritur.
E pra si im gjysh me qindra e mijëra të tjerë janë internuar, persekutuar, torturuar e pushkatuar mbi 34000 janë burgosur, mbi 59000 persona u internuan në kampe, e nga këta mbi 7000 persona kanë humbur jetën, 984 persona kanë vdekur në burgje, mbi 6000 janë pushkatuar, mbi 308 perosna kanë humbur aftësitë mendore nga torturat.
Nga viti 1944 deri 1955 me mijëra persona janë vrarë, por identiteti I shumicës prej tyre është zhdukur nga arkivat.
Ky është një tmerr që kush e ndjen e kush e mbart nga e kaluara e familjes nuk mundet ta harrojë lehtë.
Ndaj kjo do të jetë kauza ime, Kauza e partisë demokratike e cila do të propozojë hartimin e një projektligji për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit të cdo forme të simboleve të regjimit komunist
E në përfundim unë sot I Propozoj Këtij Parlamenti Zbatimin e dy rezolutave të rëndësishme sic janë ajo e këshillit të Europës e vitit 1996 dhe Rezoluta e Parlamentit Shqiptar të vitit 2006, për dënimin e krimve të komunizmit dhe ndalimin e përfshirjes së figurave që përfaqësojnë ish regjimin komunist në politikbërje, në krye të organeve ligjvënëse dhe egzekutive.
Ju faleminderit
*Deputete e PD. Fjala ne përkujtimin e 70 vjetorit te ekzekutimit te grupit te deputetëve