Antikomunistët në protestën e opozitës : Bashkë kundër rivendosjes së diktaturës

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë te Shqipërisë

Thirrje

Bashkë kundër rivendosjes se diktaturës

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë u bën thirrje te gjithë te përndjekurve te komunizmit dhe gjithë shqiptareve qe duan e besojnë ende tel liria e demokracia t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita politike ditën e hënë në 09.30 para Kuvendit te Shqipërisë .
Ne te përndjekurit politike antikomunistë e dimë me mire se kushdo tjetër se cfare do te thotë rikthimi i diktaturës pasi pasojat e saje me shume se çdo shqiptar tjetër i kemi provuar ne shpinën tone për 50 vite te pushtetit diktatorial te etërve politik ,juridik e gjenetike te bijve që po tentojnë të bëjnë sot të njëjtën gjë. Ne  e dimë mirë se vënia nen kontroll politik te qeverise se institucioneve kushtetuese sidomos drejtësisë është akti kryesor i vendosjes se një diktature dhe Prokurori i Përgjithshëm ,që qeveria kërkon ta emëroje ne shkelje te Kushtetutës është pa dyshim një i tillë.
Sot Shqipëri me shume se kure ne 27 vite post komuniste ndodhet ne prag te diktimit de jure të diktaturës . Ne mënyre te përsëritur qeveria po demonstron çdo ditë se po kthen diktaturën komuniste de fakto dhe de jure . Sot ne krye të Kuvendit, që po realizon puçin kushtetues te kapjes politike te kreut te akuzës shqiptare,  është një ish drejtues i larte i diktaturës, shefi i policisë kriminale sekrete të sajë Sigurimi i Shtetit qe ishte ne fakt edhe akti i pare, de fakto ,qe paralajmëroi përpjekjet e qeverise për rikthimin e diktaturës ndërkohe që parlamenti qeveria, administratat , drejtësi etje janë te mbushura me autore te krimeve te komunizmit e pinjollë gjenetike e politike te tyre .
Raporti me lirinë dhe drejtësinë është ai që përcakton formën e regjimit dhe qeverisjes dhe ky raport i qeverise dhe shumicës aktuale parlamentare qartësisht nuk ka lidhje me lirinë demokracinë e shtetin ligjor.
Ne te përndjekurit politike antikomuniste si pjesa e kombit qe e kuptoi dhe reagoi deri ne sakrifice ndaj diktaturës komuniste te etërve qe nga fillimi i sajë në vitin 1944 kemi aftësinë dhe kurajën ta kuptojme e ta kundërshtoje edhe diktaturën e re qe po tentojnë te rikthejnë bijtë ,prandaj do te jemi te gjithë në proteste te hënën dhe ne çdo përpjekje tjetër për te ndaluar rikthimin e diktaturës .
Ne antikomunistët e përndjekur politikë i bëjmë thirrje kreut te PD, z. Basha dhe krejt opozitës te jenë serioz dhe e besueshëm në protestën e thirrur prej tyre dhe përpjekjeve të tjera për garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor te kërcënuar seriozisht nga veprimet antikushtetuese e antidemokratike te qeverisë.
Ne si gjithmonë , do jemi në krye te përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë dhe për këtë kemi dhënë prova deri ne vetëmohim por do të konsiderojmë tradhti e thikë mbas shpine çdo veprim ,kompromis apo tërheqje të opozitës në dëm te lirisë , demokracisë e shtetit ligjor . Mbrojtja e lirisë dhe demokracisë është një mision me të cilin nuk mund te behet asnjë kompromis sido  dhe ngado që të vijë ai .
Të bindur që antikomunistet e përndjekur politikë do te jene pasivisht pjese e protestës ditën e hënë u bëjmë thirrje te gjithë shqiptareve normale të bashkohen me ne nen moton : Jo rikthimit te diktaturës.
Kryetari
Nebil Çika

Tiranë me 16.12,2017