Antikomunistët e Matit : Qeveria Rama ,luftë klasash me të përndjekurit politike 

 

Burrel. Shoqata Antikomuniste te te Përndjekurve Politike te Shqipërisë , dega Mat zhvilloi sot një aktiv ne kuadër te zhvillimeve me te fundit politike ne vend ne mënyre te veçantë për përpjekjet e qeverise për te ndërprere dëmshpërblimin e trashëgimtareve te te përndjekurve politike te komunizmit . Ne ketë akltiv morën pjese kryetari I SHAKPPSH z. Nebil Çika, deputetja e PD , ish e përndjekur politike Dhurata Çupi drejtues te partive opozitare te djathta dhe te pushtetit vendor ne rrethin e Matit .
Aktivi u drejtua nga kreu i degës se SHAKPP Mat z. Hamdi Lala i cili beri prezent shqetësimet dhe problemet te te përndjekurve politikë te Matit duke u përqendruar tek politikat dhe praktikat armiqësore ndaj kësaj shtrese te shoqërisë te manifestuar nga qeveria Rama . Z. Lala denoncoi pushimet nga puna për motive politikë te te përndjekurve politike te aplikuar nga qeveria ne te gjitha nivelet e administratës ndërkohë qe u fokusua te përpjekja e fundit e saje për te ndërprere dëmshpërblimin , një e drejte e garantuar me ligj . Ne këto kushte z. Lala kërkoi një reagim te formate te te përndjekurve politike ne mbështetje te aksionit opozitar për rrëzimin e kësaj qeverie gjë qe sipas tij është se pari një interes te kësaj shtrese . Lala tha se te përndjekurit politike te Matit do te jene pjese e qenësishme e protestës se thirrur nga opozita ne 27 janar ne Tirane .
Ne fjalën e tij kreu kombëtar i SHAKPPSH Nebil Cika tha se kjo qeveri me verimet qe ka ndërmarrë e po ndërmerr është thjesht një zgjatim politik , juridik e gjenetik i paraardhësve te tyre komuniste , persekuto rë te te përndjekurve dhe shumicës se shqiptarëve. Cika , tha se deklarimet e qeverise për te ndërprerë kompensimin e te përndjekurve janë vazhdë e një ser veprimesh kundër kësaj shtrese te qeverise Rama dhe shumicës politike komuniste si zgjedhja ne krye te kuvendit te Gramoz Rucit , një autor i provuar botërisht i krimeve kundër njerizimit, shkrirja e drejtorisë se statusit te te përndjekurve ne Ministrinë e drejtësisë dhe se fundi vendimi për ndërprerjen e dëmshpërblimit . Te paret qe preken sa here vijnë ne pushtet komunistet janë te përndjekurit politike ndaj te cilëve pushteti aktual sillet me logjiken e luftës se klasave një atavizëm gjenetik e politik i tyre, theksoi Çika . Prandaj ne jemi edhe shtresa shoqërore me e interesuar për largimin një ore e me pare te kësaj qeverie gjë qe na obligon te jemi ne balle te përpjekjeve për rrëzimin e saje . Çika , vuri ne dukje edhe pakënaqësitë e te përndjekurve te Matit për pushtetin vendor qe drejtohet nga PD-ja duke i kujtuar drejtuesve te tij dhe te PD-se lokale se vota e te përndjekurve ka qene dhe mbetet vendimtare ne arritjet politike e elektorale te PD-se. . Cika kërkoi nga deputetja Cupi dhe drejtues te PD-se te ndërmjetësonin me pushtetin vendor me qellim plotësimin e kërkesave te te përndjekurve politike . Ai i beri thirrje te përndjekurve politike te Matit për një pjesëmarrje masive ne protestën kundër qeverise ne 27 janar .
Deputetja Dhurata Çupi e nisi fjalën e saje me një ndjese pe rate qe PD-ja nuk kishte mundur te bënte për te përndjekurit politike por theksoi se ajo ishte alternativa me e mire krahasuar me persekutoret komuniste . Cupi tha se ishte krenare si përfaqësuese gjenetike e politike e kësaj shtrese ne parlament dhe se kishte bere e te te bënte gjithë çka qe ishte e mundur ne interes te shtresës qe përfaqëson. Znj. Çupi tha se kjo qeveri me cinizëm po cenon gjithë shqiptaret me veçanti te përndjekurit politike duke demonstruar vazhdimësinë komuniste t te saje . Duke u përqendruar te k deklarimet e fundit për ndërprerjen e dëmshpërblimit Çuopi tha se kjo është nje hakmarrje politike e Rames për shkakun se te përndjekurit politike nuk votuan për partine e tij , por erdhe një shprehje e urrejtjes se trashëguar te tyre . Çupi shprehu besimin se te përndjekurit politike te Matit , si gjithnjë , do te ishin ne balle te protestës se opozitës ne 27 janar. Ne takim folën edhe krerët lokal te opozitës dhe pushtetit vendor . Te përndjekurit politike te Matit shprehen indinjatën e tyre për kursin armiqësor te qeverise ndaj tyre ndërkohë qe i kërkuan përfaqësuesve te opozitës bashkëpunim me te drejte dhe vëmendje me te madhe për problemet e tyre .