Antikomunistët ,drekë pune me “Konrad Adenauer” dhe gazetarë austriake
Dje me 11.11.2017 drejtuesit e i SHAKPP , kryetari Nebil Çika ,nënkryetar Artan Murrizi dhe sekretari i KK Mark Aliaj organizuan një dreke pune me drejtues te fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” te kryesuar nga drejtori i KAS për Shqipërinë Walter Glos. Ne ketë dreke pune morën pjese edhe dy gazetare austriake te Der Standard.
Z.Çika uroi miqtë gjermane për ditën përkujtimore te rënies se Murit te Berlinit qe siç tha ai nuk është feste vete e Gjermanisë por e te gjithë antikomunisteve ne bote veçanërisht ne shqiptareve dhe falënderoi miqtë gjermane për ndihmën e pa çmuar te CDU se kancelarësh Merkel ,pjese e te cilës është edhe fondacioni “Konrad Adenauer” ne mbështetjeje te të përndjekurve politike dhe demokracisë ne Shqipëri . Biseda e zhvillua ne një fryme vëllazërore u përqendrua tek problemet e te përndjekurve politike te komunizmit dhe kontributin ne vite te “Konrad Adenauer” ne mbështetjeje te te përndjekurve te komunizmit si dhe projektet për te ardhmen. Z. Glos, drejtori i KAS tha se ishte i mirinformuar për gjendjen dhe premtoi se mbështesja e bashkëpunimi do te jete edhe me i madh ne te ardhmen.
Ne ketë takim u zhvillon edhe biseda e intervista edhe me gazetaret austriak te cilat ishin shume te interesuar për gjendjen ne Shqipëri , te kaluarën komuniste dhe raportin e shtetit politikes shqiptare sot me krimet komuniste dhe integrimin e te përndjekurve politike te komunizmit, intervista qe do te botohen se shpejti ne shtypin austriak e atë gjerman. Ne fund te takimi te dy palët bene një vizite ne Kishën e Shen Nout , ne Lac te Kurbinit .
SHAKPP dhe KAS po bashkunojne me PD-ne ne pergatitjen e nje projekt-ligji per dekomunistizimin që pritet te shkojë se shpejti në Kuvendin e Shqiperise.