Antikomunistët: Dorjan Protodurai i burgosur politik . Vendimi i Gjykatës, politikë penale e luftës së klasave
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Deklaratë
Dorjan Protodurai i burgosur politik . Vendimi i Gjykatës, politike penale e luftës se klasave .
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelitë nga 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten e shkuar (22 tetor). Në qeli ka mbetur vetëm Dorian Protoduari, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje. Ky vendim e kthe drejtësinë shqiptare tek vendimmarrjet sipas politikës penale të luftës së klasave te aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë diktaturës komuniste .
Ne e konsiderojmë lënien ne burg në burg vetëm të Dorjan Protoduarit një vendim politik i gjykatës të kontrolluar nga qeveria . Protoduari është i vetmi nga të arrestuarit qe vejn nga një familje ,nga me të përndjekurat politike te diktaturës komuniste ne Shqipëri gjë që për ne përben edhe arsyen e vetëm te veçimit te tij nga te arrestuarit e tjerë dhe te lënies ne burg ne mënyrë te pa ligjshme prej gjykatës , Nuk është here e parë qe forcat e sigurisë dhe drejtësia venë ne shënjestër e zbatojnë politika penale të motivuara nga lufta e klasave ndaj të përndjekurve politike antikomuniste .
Ne këtë ne antikomunistet e përndjekur politike te indinjuar nga ky vendim selektiv e politik i Gjykatës nen presionin e hapur te qeverise i bëjmë thirrje institucioneve te drejtësisë te heqin dore nga lufta e klasave dhe te lirojnë Dorjan Protoduarit qe ne e konsiderojmë si te burgosur politikë.
I bëjmë thirrje qeverise te heq dorë nga politikat e luftës se klasave të trashëguar nga pasardhësit e saje politike , juridike e gjenetike .
Kërkojmë nga përfaqësitë diplomatike perëndimore SHBA , BE e te tjera te ushtrojnë presionin e tyre ndaj autoritete shqiptare për te liruar te burgosurin politik Dorjan Protoduari .
Kryetari
Nebil Çika