Analiza e ’25 qershorit ne PD ’. Vlora nga shiu në breshër. Iken Ristani , vjen Kadilli
Zbardhen emrat e zyrtarëve të Partisë Demokratike që kryetari Lulzim Basha do i delegojë në qarqet e vendit për të bërë analizën e humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.
Nga lista e publikuar, bie në sy fakti se Basha ua ka besuar analizën dhe të gjithë procesin, në një pjesë të madhen atyre që nuk i përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa theksoi se politika dhe angazhimi për PD-në mund të zhvillohet edhe jashtë Kuvendit. Shkodrën, Basha ia ka besuar Kreshnik Çollakut, në Dibër ka dërguar Jemin Gjanën, në Elbasan Eris Hoxhën me Kastriot Sulkën, në Fier Gazmend Bardhin dhe Ervin Minarollin,Vlora duket se ka rene nga “”shiu ne bresher” pasi vendin e Arben Ristanit që kesaj radhe ia ka ngecur Korçës e ka zenë Fatbardh Kadilli dhe në Tiranë ka zgjedhur Gerti Bogdanin, Ivi Kason dhe Jamarbër Malltezin.
Lista e plotë:
Shkodër – Kreshnik Çollaku
Kukës – Arben Ibroja
Lezhë – Alfred Spahiu
Dibër – Jemin Gjana
Durrës – Ferdinand Xhaferri; Bledi Kasmi
Elbasan – Eris Hoxha; Kastriot Sulka
Fier – Gazmend Bardhi; Ervin Minarolli
Korçë – Arben Ristani
Berat – Enno Bozdo
Vlorë – Fatbardh Kadilli
Gjirokastër – Flori Xhuti
Tiranë – Gerti Bogdani; Ivi Kaso; Jamarbër Malltezi; Bujar Vukaj; Flamur Hoxha; Helidon Bushati