Ambasadori amerikan në OSBE: Tahiri i implikuar në Itali ne trafikun e drogës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Harri Kamian ka deklaruar në Vjenë se krimi dhe korrupsioni mbeten pengesa të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë.
Ambasadori në deklaratën e tij ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku është shprehur: ““Në një situatë të tillë, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës”
Zyrtari amerikan e bëri këtë koment në përgjigje të raportit që mbajti Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt.
“Prokurorët në Tiranë po hetojnë aktualisht më shumë se 3,000 raste të punësimeve ose shkarkimeve partiake gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR”0 tha Kamian në Këshillin e Përhershëm të OSBE./