Baltosja e gjyqtarit Brett Kavanaugh u pagua 246,637,217 dollarë nga Soros

 

Rrjeti më i besuar e i paanshëm i lajmeve në botë, RWN, ka publikuar një informacionin e mëposhtëm, shfaqur nga Fox News Insider:

Laura Ingraham ka investiguar se si protestat kundër gjyqtarit Brett Kavanaugh, kandidati për Gjykatën e Lartë të SHBA, janë koordinuar nga grupe aktivistësh liberalë të mirëfinancuar.

Kavanaugh, i zgjedhuri i Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, përballet me akuza për agresion seksual në kohën kur ka qenë në shkollën e mesme, të bëra nga Dr. Christine Blasey Ford. Ai akuzohet edhe për ekspozim të vetes para shoqes së klasës në Yale University, Deborah Ramirez, gjatë një party në konvikt, në vitin e parë. Kavanaugh i ka hedhur poshtë me forcë akuzat.

Në programin e saj, Ingraham vuri në dukjes se Women’s March ka marrë përsipër organizimin e protestave kundër konfirmimit të Kavanaughm duke i kërkuar Senatit të votojë kundër.

Sipas Ingraham, Women’s March llogarit Planned Parenthood dhe Natural Resources Defense Council si partnerë parësorë dhe të dy grupet – të cilët e kanë kundërshtuar me forcë Kavanaugh që kur u bë i ditur nominimi i tij – janë të lidhura me miliarderin e krahut të majtë George Soros.

‘Sipas një studimi të zgjeruar nga Media Research Center, 100 nga 544 partnerët e Women’s March kanë marrë një total prej 246,637,217 dollarë nga Soros, deri në llogaritjen e fundit’, tha Ingraham, duke vënë në dukje se Planned Parenthood dhe Natural Resources Defense Council janë midis këtyre partnerëve