Alizoti , prova që PD duhet të ishte antikomuniste !

Nga Nebil Çika

Një nga “risitë” e zgjedhjeve për forumet drejtuese të PD ishte rekordi i votave te marra te vendosura nga Tomor Alizoti një i përndjekur politik i komunizmit pinjoll i një familje te njohur antikomuniste e nacionaliste . Z. Alizoiti ishte anëtar i kryesisë se PD , si drejtues i departamentit te ish të përndjekurve politike ne këtë parti edhe ne mandatin e mëparshëm por dh dorëheqjen pas zgjedhjeve lokale dhe u pozicionua hapur kundër rizgjedhjes se Lulizm Bashës kryetar i PD-se duke artikuluar publikisht akuza te forta për aftësitë dhe mundësitë e lidershipin e tij. Për te qene korrekt duhet te pranojmë qe rikthimi i Alizotit ne kryesine e PD u mundësua prej Bashës i cili ne ndryshim me shume kundërshtare te tjerë te tij ne PD e përzgjodhi ne kandidaturat për kryesi. Ne fakt Basha, i ndërgjegjshëm qe “i kishte rënë në qafe Alizotit” qe nuk e kandidoi për deputet , ka bere përpjekje te forta personale për ta rikthyer Alizotin në PD edhe dorëheqjes se tij pasi ishte qe ne fillim një nga prurjet e tij personale ne forumet e larat drejtuese të PD.
Nuk e di çfarë akordi personal kane arritur te dy palët ,pasi nuk është se z. Basha ka bere ndonjë ndryshim apo ka reflektuar nga ato qe z. Alizoti ka adresuar si kritika e akuza te renda  ndaj tij por sido që te jete puna midis tyre, fakti qe një i përndjekur politik i komunizmit , pinjoll i një familje te spikatura nacionaliste , antikomuniste dhe pronaresh legjitime rezulton më i votuari në PD është treguesi me i madh qe PD duhet te ishte te paktën antikomuniste , ideologjikisht politikisht dhe sidomos ne drejtimin e sajë . Ne fakt ky fenomen ne PD ka ndodhur edhe me pare por nuk ka reflektuar ne politikat e sajë . Ne zgjedhjet e kaluara 4 vjet me parë ,Enkelejd Alibeaj, një tjetër i përndjekur politik antikomunist ishte me i votuari i Këshillit Kombëtar te PD .
Nga ky rezultati i z. Alizoti ne zgjedhjet e kryesisë se PD lindi pyetja : Ne se Alizoti do te ishte kandatura për poste te tjera te larat ne PD . si sekretar i përgjithshëm , nënkryetar sekretariate te tjera , cili do te kishte qene rezultati ?! Nga votat e marr prej tij te deklaruara si surprizë, pra ne mënyrë te cilësuar, nga kryetari i komisionit z. Gjana i bie qe z. Alizoti te ishte fitues e padiskutueshëm. Por vlera e këtij votimi dhe mesazhi për z. Basha nuk janë postet por fryma dhe orientimi politik i djathte dhe antikomunist i anëtarësisë së PD e cila nuk reflektohet tek lidershipi. Alizoti si origjine është përfaqësuesi tipik i të djathtës antikomuniste shqiptare : I përndjekur politik antikomunist dhe pronar legjitim ,pikërisht nga kjo shtresë ndaj te cilës PD-ja ka kusure te mëdha. Me votimin e tyre pothuaj unanim për Alizotin anëtaret e KKPD i kane dhëne një leksion Bashës duke i treguar se baza e saje ndjehet e përfaqësuar me modelin e tij te djathte e antikomunist .
Posti si anëtar kryesie nuk i jep mundësi Alizotit dhe te tjerëve te përndjekur antikomunistë pjese e sajë te dominojnë vendimmarrjen ,përballë shumicës me origjinë komuniste , një pjese e mire  pinjollë te pesekutorëve të tij ( edhe këta të përzgjedhur nga Basha ) , por me siguri kjo votë shërbeu për një gjë : Tregoi që baza e PD-së ne te kundërt te saj që po ndodh atje është e orientuar ideologjikisht djathtas. Nuk kam shume shprese qe ky mesazh i KKPD për Bashën ,me votimin masiv për z. Alizoti , të reflektohet në filozofinë dhe politiken e PD , por se paku nuk do të mund te na thonë dot me që : E djathta antikomuniste nuk është më kauzë politike apo alternativë elektorale  e PD-së