Alibeaj: Sytë qorr dhe veshët dhe shurdhë të qeverisë të lexojnë revoltën
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga Çerma tha se qytetarët po vendosin në zbatim planin e tyre për të refuzuar dhe larguar qeverinë Rama.
Alibeaj: Janë njerëz që duan të tregojnë vetëm një gjë: Refuzojnë këtë qeveri nga fillimi deri në fund! Ky është plani i shqiptarëve që nuk ka asgjë të ngjashme me planin e Edi Ramës, për tu marrë edhe pikën e fundit të gjakut. Plan që shqiptarët duan të fitojnë lirinë. Ky është hapi i parë i mosbindjes civile.
Ai tha se opozita do të jenë në krah të qytetarëve.
Alibeaj: Sytë qorr dhe veshët dhe shurdhë të qeverisë të lexojnë këtë revoltë. Për lirinë çfarëdo lloj sakrifice e publikut është e justifikuar.