Aleksandër Meksi uron PD-në: Historia nuk i vjen kujt prapa ,as mund ta ndryshosh

Ish kryeministri i pare i qeverisjes se PD-se njeherazi edhe themelues i saje , ka uruar sot ditën e themelimit partine e tij  . Ne një postim ne profelin e tij ne fb z. Meksi shkruan :

“Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës. Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar.
Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet.
I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.”