“Albert Avduli dhe Osman Stafa “, Berisha tregon drejtuesit e protestës studentore të UBK, shkurt 1991
Ish-Kryeministri kujtoi dje ne nje emision televiziv se ne 20 shkurt 1991 , ka qenë te studentet dhe ka zbritur në sheshin Skëndërbej, bashke me masën e njerëzve.
“Nuk di ndonjë nga anëtarët e Kryesisë së PD-së që nuk ka qenë në shesh. Unë kam shkuar në zyrën time dhe 10 minuta pasi kam shkuar në zyrë ka ardhur lajmi i rrëzimit të bustit”, tha Berisha.
Në vijim, ish-Kryeministri sqaroi dy momente: lëvizjen e ka organizuar Partia Demokratike, gjithçka që ndodhi nga data 4 deri në 20 shkurt, e gjitha është vepër e organizuar nga PD.
“Ne iniciuam protestën në Kamëz me Albert Avdylin, Osman Stafën pasi kushtet ishin skandaloze. Protesta nisi 3-4 shkurt dhe në datën 5 protesta ka dalë në shesh dhe është bojkotuar mësimi.
Në datën 5 kanë shkuar Arben Imami dhe Azem Hajdari me kërkesën time dhe brenda pak orësh është organizuar mitingu në Qytetin Studenti që janë solidarizuar me Kamzën, ndërsa në datën 7 janë paraqitur kërkesat.
Të gjitha këto janë bërë nga PD e Universiteteve. Më pas kam dhënë intervistën te Zëri i Amerikës ku kam thënë se protestat dhe kërkesat e studentëve duhet të mbështeten”, tha Berisha.
Ish kryeministri Berisha është protagonist kryesor dhe dëshmitar autoritar i ngjarjeve qe cuan ne përmbysjen e diktues komuniste ne Shqipëri.