AKADEMIK APO PROPAGANDIST POLITIK

Nga Av Xhafer Sadiku

Moikom Zeqo të befason me gjuhën e urrejtjes që përdor kundër Mid’hat Frashërit dhe Ballit Kombëtar!
Z. Zeqo, si akademik duhet të ishte shembull i një shkencëtari për ne të tjerët dhe jo të frymëzojë terrorizmin e luftës së klasës.
Duhet t’i kujtojmë Zeqos se ajo që dështoi turpshëm është partia komuniste: vendosi diktaturën më të egër dhe sot kanabizoi Shqipërisë.
Zequa do të bënte mirë të mbronte Enver Hoxhën pastaj të godasë të tjerët, në pastë kellqe. Duhet kujtuar Zeqos se paga që merr dhe shumat që shpenzoi për tu kuruar nuk janë vetëm të shokëve soc-komunistë por edhe të ballistëve.
Meqë ra fjala, ka një institut me emrin “Lumo Skëndo”, ka edhe dy parti të Ballit. Si ka mundësi që ato heshtin përballë propagandës bajate të një akademiku?!