Ajsbergu shqiptarë i natës…

Nga Zef Ndreka

Shqiptarët edhe pse të zhgënjyer thellë për fatin e demokracisë dhe të ardhmës europiane të tyre, çuditërisht ende besojnë në sloganet e drejtuesve të kryetarëve të partive politike. Slogane që janë bërë ushqim i përditshëm për to!
Ajo që të bie në sy menjëherë dhe kuptohet lehtësisht janë paaftësitë për t’i kuptuar e vepruar në kohë.
Paaftësitë në përgjithësi, si nga populli zgjedhës, si nga politikanë-bërësit apo drejtuesit e partive politike shqiptare që ndërtuan për 32 vite një ajberg të fshehur thellë e në terr.
Paaftësitë tona, gënjeshtrat e mashtrimet e liderve, ne i kemi bërë ushqime të përditshme. Duket sikur këtij populli i ka pëlqyer bari dhe i pëlqen madje edhe sapuni në vënd të djathit. Sloganet e udhëheqësve të ndërtimit të ajsbergut, ju duken demokraci. Kjo është fatkeqësia jonë.
A nuk na ndodh të dëgjojmë foltoristët kudo të flasin në emër të shumicës duke imituar si papagaj non grat-ën Berisha ?! Kjo tregon shumë, tregon sa lehtë mashtrohen dhe hipnotizohen nga ai!
Si nuk mendojnë qoftë vetëm pesë minuta për mashtrimet mëse 32-vjeçare që i vuajnë e do i vuajnë në kurriz të tyre e të fëmijëve të tyre shqiptarët?!
Si nuk mendojnë për gjithë këto vite të humbura, këto dekada të shkuara dëm dhe për çfarë?! – për interesat përsonale e familjarëve të tre apo më shumë individëve e oligarkëve që kanë marrë peng politikën, ekonominë, jetët tona.
Sloganet abuzive të tyre duke ndërtuar ajbergun në terr, përsëritja e sloganëve nga votuesit e thjeshtë, nga demokratët foltoristë dhe socialistët, është “demokracia” e kontrolluar thellësisht nga zgjatimet komuniste, nga litarët apo zinxhirët e zhurmshëm të komunizmit.
Kjo është “demokracia” e paaftësisë tonë të madhe!
Çdo slogan çoroditës e marramendës shpërfaqet hera-herës, edhe me zë, herë nga analist, herë nga gazetarë të blerë, herë nga politikanët me të ulëritura, herë nga figura të zgjedhura e të përzgjedhura me kujdes, dhe çdo ditë në ekrane të ndryshme…
A nuk janë publikimi dhe amplifikimi i tyre në çoroditjen e opinionit paaftësia jonë në fund të fundit?!
Sigurisht që po!
Demokracia që ne dëshirojmë duhet të shohë në radhë të parë përpara. Për të ardhmen dhe sigurinë e rrugës euroatlantike të vëndit. Por edhe pa harruar non grat-at, minuesit e drejtësisë dhe të drejtësisë, pa harruar korrupsionin, pa harruar drogën e drogmenët që na qeverisin, pa harruar oligarkët që paguajnë pengmarrjen tonë, pa harruar sloganet mashtruese e KÇK (kap ç’të kapësh), pa harruar vjedhjet me içeneratorët ku janë kapur gafil në vjedhje tërë qeveria, pa harruar akuzat pa bazë e pa principe të Berishës për Bashën, pa harruar Gërdecin dhe ÇEZ-in, pa harruar trëkëndëshin famëkeq të Bermudës, kësaj kufome që qelb erë gjithandej duke e bërë Shqipërinë një moçal që kundërmon kudo në botë, deri në SHBA.
Situata politike tashmë është futur në një fazë ku ajsbergu i natës shqiptare, apo i territ, do fillojë të ndriçohet. Nga ky ndriçim që vjen nga drejtësia amerikane dhe ajo shqiptare, elektorati do të mund të shikojë e të besoje se sloganet e pengmarrësve e morën në qafë Shqipërinë duke e përdorur atë për pasurime përsonale dhe duke lënë në varfëri popullin…