Agron Tufa -Blendi Fevziut: Derr i kënaqur, bëre pakt me Djallin

Shkrimtari Agron Tufa, ka reaguar ndaj një deklarate të gazetarit dhe moderatorit Blendi Fevziu, të dhënë në emisionin Opinion, ku është trajtuar tema “Fëmijët e diktaturës”.

Debatin mes historianëve për krimet e komunizmit, Fevziu ka quajtur “debat të kotë dhe pasens”.

Kjo ka sjellë reagimin e fortë të shkrimtarit Tufa, i cili e ka quajtur Fevziun dështak në të gjitha fushat e artit e dijes.

Postimi i plotë:

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.

Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?! Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë. Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!