Agron Tufa: Blendi Fevziu i neveritshëm

Agron Tufa ka reaguar ndaj gazetarit Blendi Fevziu duke u shprehur se ky i fundit iu kërkon të ftuarve në emisionin “Opinion” që të mos përmendin emrin e tij por edhe të institucionit që ai drejton, ISKK-së.

Tufa shprehet se në emisionin “Opinion” ka vetë paradokse të neveritshme të Fevziut në për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit. Ndërsa për ato që i quan reagimet e Brahos & co, ai thekson se nuk ka asnjë fjalë për debatin shungullues dhe përballjen 45 ditore, që sipas tij i nisi dhe i përballoi ai dhe ISKK.

Reagimi i plotë:

Paradokset e neveritshme të Fevziut në “Opinion”-in e tij për Enver Hoxhën dhe krimet e komunizmit, për reagimet Brahos & co: asnjë fjalë që debatin shungullues dhe perballjen 45 ditore, që i nisi dhe i përballoi Agron Tufa dhe ISKK!
Fevzi, siç më thotë njëri nga panelistët, u paska kërkuar panelistëve një kusht: mospërmendjen kurrësesi të emrit tim dhe ISKK-së!
Deri tani një Bravo e madhe Ergys Mërtirit!
Nuk diskutohet per krimet e komunizmit me metoda komuniste!