Agron Kaplanaj Në 30 qershor do futem në burg, nuk lejoj zgjedhje…
Kryebashkiaku i PD për Mallakastrën Agron Kapllanaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme përsa i përket 30 qershorit, datës zyrtare të zgjedhjeve lokale.
I ftuar në emisionin ‘360Gradë’, Kapllanaj tha se ai është i gatshëm të futet në burg në 30 qershor pasi nuk do të lejojë që të bëhen zgjedhje në Mallakastër.
‘Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën’, tha Agron Kapllanaj.