Administrata në votime për bukën e fëmijëve
Nga Xhafer Sadiku
Nesër do të votojë administrata. Disa prej tyre kanë filluar të justifikohen se e bëjnë për bukën e fëmijve! Mbase edhe kanë të drejtë…
Më kujtohet mëngjezi i një dite të zymtë të vitit 1997. Po afrohesha tek shkolla ku jepja mësim, kur më doli përpara kryeplaku i katundit, një miku im.
-Nuk do të vesh në shkollë, më mirë të ta them unë se sa të ndjehesh keq përpara nxënësve. Të kanë pushuar.
U ktheva. Rrugës takova nxënësit që shkonin në shkollë. E para ime bijë e të tjerët pas saj.
-Pse u ktheve, – babi? Mos je sëmurë?
…
Në mbremje, më dërguan një njeriun e tyre.
-Të vesh nesër në Drejtorinë e Arsimit, – kështu më thanë ata që më dërguan.
-Mbaje shënim mirë dhe tu thuash: kurrë nuk do tu nënshtrohem, kurrë nuk do të më thyejnë. Kurrë.