A është SHBA në recension? Gary Shilling thotë po
Shumë ekonomistë po parashikojnë recension në shba për vitin e ardhshëm, por njëri prej tyre thotë se recensioni tashmë ka nisur.
Gary Shilling, economist dhe analist financiar I kredituar me parashikimin e shumë recesioneve në 40 vitet e fundit thotë se aktualisht SHBA është në nëj recession të butë.
“mendoj se ndoshta jemi në recession të butë ku rënia e GDP vjen në vvlerat e 1.5 deri në 2% dhe jo në vlerat e recesionit të fortë prej 3.5 deri në 4%’ tha Shilling, president I firmës së kërkimeve ekonomike dhe financiare A. Shilling & Co., në një intervistë për Real Vision.
Ai argumentois e në këtë situatë nuk do shënohet rënie e tregut të aksioneve por nëse do të ndodhë rënia ajo do të jetë rreth 22%, çka do të thotë se Standard and Poor’s 500 do të jetë rreth 200 pikë poshtë kulmit të Krishtlindjeve të vlerës së 2,351pikë.
Qëndrimi I tij ëhstë në kudnërshtim të plotë me parashikimet e ekonomistëve të tjerë që thonë se rritja e GDP në këtë vit do jetë 2 deri në 2.5% pas zgjerimit 3% në vitin e kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti
Shilling sjell si argumentë: rënien e prodhimit industrial si pasojë e dobësisë në ekonominë globale dhe luftën tregtare me kinën. Rritjen e dobët me vetëm 75 mijë vende pune në muajin maj dhe rishikimin me trend zvogëlues të punësimit në prill.
Argument të tretë ai sjell hartën e probabilitetit të rezervës federale të nju jorkut e cila parashikon shans 30% të recesionit në 12 muajt e ardhshëm krahasuar me shansin 10% të fillim vitit. Këto të dhëna u bazuan në kalimin në të kudnërt të normës së interesave të bonove 3 mujore të thesarit që u rritën mbio bonot 10 vjeçare, çka është shenjë se investitorët nuk aknë shumë besim në parashikimin afatgjatë. Ky lloj rikthimi ëhstë në përgjithësi një paralajmërues për recession pas dy vitesh.
Argumentet e tjera përfshijnë rënien e indekseve kryesorë të OECD-së krahasuar me vitin e kaluar.