A do ta perdore politikisht Rama ligjin e kërkuar nga PD për hapjen e dosjeve?

Ka mundesi qe po, por hapja e dosjeve eshte nje kauze me e madhe se cdo politike dite. Ky eshte nje interes i madh kombetar afatgjate, i pakrahasueshem me cdo interes te vockel momental e personal midis paleve. Pikerisht keto interesat e vockla individuale e momentale te nje politike te pamoralshme kane bere qe dosjet te mberen te kycura per 32 vjet duke e mbajtur peng kete vend ne te kaluaren e vet te erret.
Eshte e dukshme qe Berisha, Nano, Ruci, Rama e te tjere i kane perdorur dosjet si mjet kontrolli politik. Ata kane zgjedhur njerez te kompromentuar, pasi kane qene te shantazhueshem. E nese fshehje e dosjeve eshte perdorur politikisht, perse te mos tolerojme hapjen e tyre qe gjithashtu do te perdoret politikisht nga dikush? Nese sot tolerojme perdorimin politik te sekreteve, perse te mos tolerojme perdorimin politik te se vertetes?
Menyra sesi foltorja po i kundervihet hapjes se dosjeve e kompromenton. Ajo nuk ka pse i druhet ketij procesi edhe nese eshte i manget. Nese brsnda saj nuk ka njerez te kompromentuar atehere le ta miratoje deklasifikimin e dosjeve, e me pas te kerkoje permiresime shtese te ligjit te lustracionit. Duke rritur steken e pretendimeve deri ne pamundesi eshte ndihmuar gjithmone pengimi i zbardhjes se te vertetes. Kjo eshte menyra sesi ky proces nuk ka bere thuajse asnje hap ne 3 dekada.