8 dhjetori 1990, entuziazëm por dështim.

Nga Indrit Vokshi

 

Dikush mund të m’thotë pse flet kot ti se ishe 1 vjeç e nuk e di, siç thuhet rëndom në ketë rend dhjetorist gjërash. Dakort, nuk e di. Nuk di entuziasmin, emocionet, iluzionet, mirazhet dhe ekzagjerimet e kohës e mbi kohën. Mirpo shoh rezultatin. Kalun 27 vjet e as vota, as konkurenca, as meritokracia, as tregu e as kushtetuta e ligji nuk janë fituar. Prapë njëlloj në thelb, ndryshe në formë, sa për aktrim. “Ajo lëvizje rrëzoi rregjimin.” Jeni të sigurt që e rrëzoi rregjimin? Rrëzim rregjimi iu duket largimi i ca garroqave të vjetër dhe kaq? Se po na rezulton që ajo lëvizje thjesht i dha mundësi regjimit të transformohej e të legjitimohej në “sistemin e ri”. Pa e paragjykuar e pa menduar se disa studentë e kishin qëllimin të tillë, se nuk e besoj. Ja ku jemi sot. Di edhe unë të them ua një lëvizje e madhe, historike e kshtu. Por është koha për dyshim. Më duket sikur do vazhdoj të jem viktimë e lojës. S’kam gjë më ata të cilët e celebrojnë, kanë sentimentet e tyne. Mirpo mos harroni, ngjarjet historike janë burimet prej ku merret legjitimitet e frymëzim dhe imagjino tashti, në 27 vjet mbas një ngjarjeje “rrebelimi studentor” të studentëve që vinin nga joliria por u rrebeluan, nuk kemi më asnjë rrebelim të ngjashëm sado të vogël edhe pse mendohet se studentët janë më të lirë për rrebelim. Pse ndodh kjo? A mos rendi ku jemi s’e ka konsumuar mjaftueshëm vetveten dhe s’ka vend për rrebelim?! Nuk e besoj. Me gjasë nuk ka kush t’na rrebelojë. Nuk ka kush t’na e konfirmojë se po, realiteti ku jetojmë dhe mënyra si sunduesit e sotëm, të djeshëm e të pardjeshëm e kanë trajtuar vendin tonë është poshtëruese dhe duhet reagim. Megjithatë ka nevojë që populli t’ua tregojë sunduesve fuqinë e vet, por po iu jep votën! Ka nevojë, ka nevojë, ketë herë vërtet. Meqë sistem nuk respekton më asnjë të drejtë e liri.