Rramazan Rraja dhe nipi i kandidatit të PS-së sulmojne me grushte simpatizantët e PD-së

Situata në Vorë është tensionuar edhe më shumë.

Media mëson se ka pasur një sherr me grushta mes Ramazan Rajës, nipit të kandidatit të PS-së në Vorë dhe simpatizantëve të PD-së.

Mësohet se Ramazan Raja, djali i deputetit të PS-së ka shkruar nga Nikla në Vorë në mbështetje të socialistëve.

Theksojmë se në Vorë policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pasi ka pasur përplasje me ta.

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës.

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit.

Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.