Modeli Trump “infekton” Brazilin

Në fakt tituli nuk është I saktë. E gjithë bota është e infektuar nga modeli Trump. Akoma më e saktë do ishte nëse do thoshja se bota kishte kohë që kishte publikuar kërkesën për një vend të ri pune; model përfaqësues I drejtuesit të pushteit kombëtar.
Në përshkrimin e punës kushtet që duhej të përmbushte kandidati ishin të shumta. Trumpishte individi që I plotësoi kushtet për këtë vend të ri pune.
Trump është modeli që popujt kërkojnë nga drejtuesi I vendit të tyre.
të tillë janë drejtuesit e hungarisë, austrisë, italisë dhe shumë të tjerë që për respect të procedurës kushtetuese do të vijnë në krye të kombeve të tyre në muajt që do të vijojnë.
Por ndërkohë, Brazili pati fatin që të zgjidhte shumë shpejt një udhehëqës sipas modelit Trump.
Gara politike nuk ishte e lehtë. Reagimet nga e majta ishin të forta dhe në ndërkombëtar.
Pavarësisht presionit modeli fitoi. Tashmë brazili, antar I G20, klubi I ekonomive me GDP më shumë se 1 trilionë dollarë do të drejtohet me tjetër frymë.
Dy udhëheqësit e fundit të brazilit kanë qënë me lidhje të forta me komunizmin. Presidenti Lula Da Silva ka qënë nxënës I shkollës së partisë këtu në Tiranë. Ndërsa pasardhësja e tij dilma Rousef me prejardhje bullgare ka qënë pjesë e grupimeve të armatosura maoiste.
Mos harroni ka vende që nuk kanë fatin e barzilit. Për shembull Afrika e Jugut, edhe kjo pjesë e G20 rrezikon të rrëshkasë në stalinizëm.
Ju mund të ndiqni deklaratën e presidentit të ri të Brazilit dhe filozofinë e tij në linkun e mëposhtëm.