1776, Mid’hat Frashëri dhe përdhunimi politik i Edi Ramës

 

Nga Ermal Ngjelina

Nëse do të ishte në dorën, vullnetin dhe vendimmarrjen e Edi Ramës, Mid’hat Frashëri nuk do të vinte kurrë në Shqipëri. Sigurisht që individi me emrin Edi Rama nuk ka asgjë personale me një nga baballarët e themelimit të këtij shteti, Mid’hat Frashëri.
Në ekspozimin e vet publik në 23 vitet para të pluralizmit, kryeministri aktual i Shqipërisë, mbështeti haptas të gjithë spektrin e qëndrimeve politike nga ekstremi I majtë tek ai i qendrës së djathtë, pa arritru të bëhet i djathtë. Rama ka qënë nga pro gay, nudist, artist dhe anarchist, qëndrime të cilat i përkasin të majtës. Por në ekspozimin politik në publikun shqiptar ka qënë edhe antikomunist, anti-enverist Zogist qëndrime që i takojnë të djathtës.
Pra lehtësisht nëse do profilizoje personazhin publik, (jo individin si qenie njerëzore) Edi Rama nga 1990 deri në maksimumi 2013, përfundimi i vetëm do të ishte se ke të bësh me një “Celebrity” që vuan nga çregullimi i personalitetit të shumfishtë. Pra i karaterizuar nga një krizë e thellë identitetit politik.
Por të paktën në 2013, dhe në fakt që në momentin që mori teserën e PS-së, Rama tejkaoi krizën e identitetit politik dhe gjeti vetëveten.
Partia Socialiste nuk ka dalë nga asgjëja. Ajo nuk është një krijim i natyrshëm i zhvillimit të brendshëm të shoqërisë shqiptare. Rrënjët e Partisë Socialiste burojnë në krijimin e grupeve komuniste në vitet 20 në Shqipëri dhe evoloi më vonë në Partinë Komuniste në Partinë E Punës dhe sot në Partinë Socialiste.
Krijimi i kësaj partie në territoret e Shqipërisë është perceptuar dhe projektuar jashtë Shqipërisë. Hapat për ndërtimin e saj janë programuan në zyra që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Financimi është kryer nga qendra të cilat kanë pasur për detyrë që të krijojnë këto institucione jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.
1776 është realizimi në praktikë i filozofisë së Magna Carta. Viti 1776 përfaqëson momentin kur të gjithë ata që projektuan dhe imponuan Magna Carta, gjetën veten të aftë të realizojnë në praktikë, me sovranitet të plotë dhe me filozofi më të qartë, perceptimin e tyre mbi ndërtimin e marrëdhënies shoqërore dhe institucionet që do të merrnin mandatin e shumicës për të drejtuar një shoqëri në profilin e saknksionuar në Magna Carta.
Magna Carta prodhon liri. Në qendër të saj është individi dhe liria është e individit. Pushtetar i vetëm është Zoti. Pushtetet e tjera janë të mandatuar/deleguar nga individi dhe në funksion të individit (pra thjesht të punësuar). Liria prodhon prosperitet, zhvillim mirëqënie. Kushdo që kontrollon institucionet me themele tek Magna Carta ka një pushett shumë të ëmbël më pak stresues krahasuar me format e tjera të qeverisjes institucionale.
Pushteti është shumë i ëmbël, e për pasojë plasi dhe lufta për pushtet. Lufta për pushtet nisi menjëherë pas 1776 dhe përplasja ka qënë mes 3 fraksioneve. Magna Carta, Internacionalistët dhe Establishmenti.
Fillimi i shekullit të 20, dekada e parë, shënoi dhe momentin kur establishmenti humbi luftën. Një pjesë e establishmentit “bëri marrëveshje” me internacionalistët dhe ndryshoi formën e kontrollit, nga kontroll mbi një territor të përcaktuar nga kufijtë, në kontroll të institucioneve që nuk kanë kufij tokësorë dhe operojnë në të gjithë botën. Ata përfaqësues të establishmentit që nuk pranuan marrëveshjen thjesht u ekzekutuan/shfarosën.
Në politikë dhe kontrollin e pushtetit mbetën internacionalistët (që shtuan radhët me Establishmentin) dhe Magna Carta.
Partia Socialiste e Shqipërisë u krijua që në vitet 20 nga internacionalistët. Si kryeministër i kësaj partie Rama është përfaqësuesi i internacionalistëve në Shqipëri.
Pra në këto kushte, tashmë me të dyja profilet edhe si qenie njerëzore edhe si politikan, si përfaqësues i internacionalsitëve Edi Rama nuk do të donte kurrë të sillte në shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit.
Fakti që po i sjell tregon se vendimi nuk ka qënë në dorë të tij. Vendimi për eshtrat e Mit’hatit, ashtu si për formimin e Partisë Socialiste në vitet 1920 është marrë në tjetër vend në të tjera zyra.
Ndërkohë që mënyra se si po e sjell dhe si po e trajton Mid’hatin tregon se ndihet i përdhunuar nga vendimi i pronarëve të tij jashtë Shqipërisë. Rama po e sjell si shkrimtar dhe po përpiqet që në opinioninn publik ta paraqesë si shkrimtar të madh. Me sjellje infantile tregon paaftësi për të përpunuar faktin që mënëfund në Shqipëri po vijnë eshtrat e një prej baballarëve të shtetit. Nuk pranon dot faktin që vetë ka dështuar, madje ka zbërtheyr dhe po përpiqet të zbërthejë këtë shtet. Ndërkohë ardhja e eshtrave është tregues i të kundërtës. Është tregues se tentativat e tij për ta zbërthyer këtë shtet me kufijtë e Kosovës si dhe me tensionimin e situatës në jug duke përdorur mikun e tij internacionalist Aleks Cipras janë të dështuara.
Edi Rama nuk e anatemon dot Mid’hat Frashërin sepse kontrata ka mbaruar. Shoku Enver anatemoi Mid’hat Frashërin gjatë gjithë periudhës që ishte në pushtet sepse Mid’hat Frashërin ishte përfaqësues për Shqipërinë i Magna Carta, pas konfliktit të parë të madh të shekullit të 20. Ai ishte kërcënimi i vetëm dhe real i pushtetit të përbashkët të internacionalistëve dhe establishmentit në shtetin Shqiptar.
Mid’hat Frashërin është trashëgues i Magna Carta në Shqipëri. Ai është i biri i Abdyl Frashërit, nipi i Naim Frashërit dhe është rritur nga Sami Frashëri.
Kur shoku Enver mori pushtetin u liçensua për të anatemuar Mid’hat Frashërin por e ka patur rreptësisht të ndaluar të mbajë të njëjtin qëndrim për 3 vëllezërit Frashëri.
Vini re, në çdo institucion të Turqisë së sotme moderrne, pra të ndërtuar mbi bazat e Magna Carta, do të gjeni që themelues të këtyre institucioneve janë 3 vëllezërit Frashëri. Vëllezërit Frashëri janë edhe baballarët e këtij shteti. Babai i këtij kombi është Gjergj Kastrioti! Etnia është krejt tjetër temë.
Nëse ju jeni të interesuar për më shumë se cfarë ndodhë, ndiqni qëndrimet që mbajtën për nacionalizmit Trump, Macron dhe Merkel, pa haruar deklaratën e deputetit të AfD që tha se Merkel nuk duhej të ishte në ceremoninë e 100 vjetorit të LPB pasi Gjermania ishte humbëse e luftës.