1 PRILLI POLITIKdhe gloria e “Aleanca per Shqiperine europiane”
Ka tri llojë cromatike rrenash, thone rrenologet:
Të bardha (pa deme) te zeza, me dâm, dhe te kuqe ose vrasëse…
Rrena Nr.1
-Edi Rama: “Faleminderit gjithë miqve tanë të ardhur nga rajoni e Evropa (ne veçanti sh. Tadiç…shen im)për të asistuar në këtë ditë të shënuar për dy arsye, pasi për herë të parë në Shkodër, Partia Socialiste Evropiane mban konferencën e saj për Ballkanin, por sot pas një rrugëtimi të vështirë por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE-së, jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re, dhe për ti dhënë Shqipërisë një perspektivë të re.”
Rrena Nr.2:
-Ilir Meta: Kjo aleancë e re bazohet në vlera të njëjta themelore të social-demokratëve dhe progresistëve evropianë. Ky është një koalicion i natyrshëm dhe do të jetë solid dhe afatgjatë. Faleminderit për inkurajimin për të lënë pas të shkuarën dhe për tu bashkuar në interes të Shqipërisë…”
Në pikën 2 të marrëveshjes së 1 PRILLIT të 2013-ës bukur-shkruhet:
“Zhvillimi konstruktiv i bashkëpunimit mes PS-së e LSI-së bazohet mbi parimet e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë së të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë europiane mbi çdo prioritet partiak”.
Koalicioni PS-LSI
Partia Socialiste më 1 prill të 2013 ftoi LSI-në, shkaktaren e 21 Janarit te para dy vjeteve, pra një pjesë te Qeverise Berisha, të bëhej pjesë e koalicionit të majtë për të garuar së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit.
Ftesa u zyrtarizua pas një mbledhje kryesie në selinë e PS. Më tej ishte 22 prilli që i vuri vulën këtij bashkëpunimi kur pas një konference rajonale të Partive Socialiste Evropiane të zhvilluar në Shkodër, u firmos dhe marrëveshja nga Edi Rama dhe Ilir Meta.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, RAMA DHE META U PERGEZUAN NGA ISH-PRESIDENTI I SERBISE BORIS TADIÇ.
Shenim: miqte jane te ftuar sipas njohurive per rrenologjine te shprehin opinionin e tyre pa rrena.